UEFA e gjobit FSHF-në me 41 mijë e 250 euro
Shtëpia e futbollit UEFA e ka gjobitur Federatën Shqiptare për incidentet e shkaktuara nga tifozët shqiptarë në ndeshjet Ukrainë – Shqipëri dhe Shqipëri – Gjeorgji.
FSHF-ja total është gjobitur me 41 mijë e 250 euro për të dy ndeshjet e zhvilluara në muajin shtator.
Fillimisht, për ndeshjen që u zhvillua në “Air Albania”, FSHF-ja u gjobit për këto arsye: 18 ijë euro për bllokimin e shkallëve të stadiumit Air Albania, 4 mijë e 750 euro për hedhjen e sendeve në fushë si dhe 12 mijë e 500 euro për fishkëllimin e himnit gjeorgjian.
Ndërsa, me 6 mijë euro tjera u gjobit për ndeshjen Ukrainë – Shqipëri, ku tifozët shqiptarë hynë brenda në fushë.
“Vendimet e Komisionit të Etikës e Disiplinës në UEFA për ndeshjen Shqipëri–Gjeorgji:
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 18.000 euro për bllokimin e shkallëve të stadiumit ‘Air Albania’.
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 4.750 euro për hedhjen e sendeve në fushë
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 12.500 euro për fishkëllimin e himnit gjeorgjian.
Vendimet e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA për ndeshjen Ukrainë-Shqipëri:
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 6000 euro për pushtimin e fushës”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e FSHF-së.