U rrahën nga lojtarët e tifozët: KF Lepenci e fiton në tavolinë ndeshjen ndaj Sharrit - NACIONALE

U rrahën nga lojtarët e tifozët: KF Lepenci e fiton në tavolinë ndeshjen ndaj Sharrit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Klubi futbollistik Lepenci ka njoftuar se e ka fituar me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Sharrit, në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës.

Ndeshja mes Sharrit dhe Lepencit dje u ndërpre para kohe, shkaku që kishte rrahje mes lojtarëve, e pastaj edhe tifozët vendas i sulmuan futbollistët mysafirë sa ishin në autobus, duke i gjuajtur me gurë.

Një pjesë e lojtarëve kanë mbetur të lënduar, mirëpo Lepenci tashmë ka njoftuar zyrtarisht se Komiteti i FFK-së i ka dhënë fitore skuadrës së tyre në tavolinë.

Komunikata e plotë pa ndërhyrje:

“Lajmi i fundit: Lepenci fiton ndeshjen ne tavoline 0:3!!

Komisioni i garave i liges se dyte ka vendosur qe ndeshja e nderprere dje ne Han te Elezit ndermjet FC Sharrit dhe KF Lepencit te regjistrohet me rezultat zyrtar 0:3 per skuadren tone.

KF Lepenci, dashuri e perjetshme!!”, shkruhet në komunikatë.

Kësisoj, Lepenci qëndron në pozitën e pestë në tabelë derisa Sharri zë vendin e 12-të.

Lajme të ngjashme