U raportua se nga sezoni i ardhshëm do të përdoret 'Kartoni i Kaltër', FIFA e mohon një gjë të tillë
Shtëpia e futbollit botëror, FIFA, ka dënuar raportimet se kartoni i kaltër do të fillojë të përdoret nga sezoni i ardhshëm në nivel të lartë, pavarësisht se u tha se gjatë kësaj jave do të fillojë një provë fillimisht.
Një raportim nga The Telegraph pohoi se Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) do të njoftojë se kartonët e kaltër do të futen në lojë në sezonin e ardhshëm. Ndërsa raportmi thotë se ato nuk do të përdoren në garat e nivelit të lartë, ato mund të përdoren në Kupën FA dhe Kupën e Ligës nëse Shoqata e Futbollit (FA) vullnetarisht dëshiron të bëjë provë.

Megjithatë, FIFA ka mohuar se kartonët e kaltër do të përdoren në kompeticionet kryesore, duke thënë në një deklaratë më vonë të enjten: “FIFA dëshiron të sqarojë se raportimet për të ashtuquajturin ‘karton i kaltër’ në nivelet elitare të futbollit janë të pasakta dhe të parakohshme. Çdo provë e tillë, nëse zbatohet, duhet të kufizohet në testime në mënyrë të përgjegjshme në nivele më të ulëta, një pozicion që FIFA synon ta përsërisë kur kjo pikë e rendit të ditës të diskutohet në AGM të IFAB më 1 mars."
FIFA wishes to clarify that reports of the so-called 'blue card' at elite levels of football are incorrect and premature.
— FIFA Media (@fifamedia) February 8, 2024
Any such trials, if implemented, should be limited to testing in a responsible manner at lower levels, a position that FIFA intends to reiterate when this…
Kjo provë do t'i lejojë gjyqtarët të tregojnë kartona të kaltër për mospajtim dhe faull që synojnë të ndalojnë sulmet premtuese dhe do të shohin një lojtar të dëbuar nga fusha për 10 minuta. Kartonët e kaltër tashmë janë futur në disa fusha dhe duket se do të hyjnë në lojën profesionale së shpejti si pjesë e një rregulloreje më të gjerë 'sin-bin'.

FIFA do të diskutojë futjen e testimit të kartonit të kaltër në mbledhjen e përgjithshme vjetore muajin e ardhshëm. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, tashmë është shprehur kundër kësaj ideje, duke thënë se "nuk është më futboll".