U raportua që ka probleme me Sylvinhon, reagon Broja: S’më zgjodhi sepse s’isha në formë - NACIONALE

U raportua që ka probleme me Sylvinhon, reagon Broja: S’më zgjodhi sepse s’isha në formë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Chelseas Armando Broja ka thënë se nuk ka asnjë problem me përzgjedhësin Sylvinho, apo edhe me menaxherin që u raportua vazhdimisht këto javët e fundit.

Mediat në Shqipëri raportuan se Broja kishte ‘hatërmbetje’ me teknikun brazilian që nuk e ftoi këto dy ndeshjet e nëntorit, ani pse shqiptari luajti ndaj Man Cityt ku edhe fitoi penallti.

Sidoqoftë, tani ka reaguar edhe Broja në rrjetin social “Instagram” duke thënë se është shumë i lumtur që Shqipëria është kualifikuar dhe hodhi poshtë spekulimet për raportime jo të mira me teknikun brazilian.

Përshëndetje. I gjithë ky lajm i rremë që qarkullon duke thënë se nuk më intereson ekipi kombëtar dhe se unë dhe menaxheri jem jemi zënë, është gënjeshtër e plotë. Unë e dua kombëtaren me gjithë zemër”.

Isha shumë i mërzitur që mu desh të humbisja 1 vit te kombëtares për shkak të dëmtimit dhe më pëlqen të besoj se unë dhe menaxheri kemi një marrëdhënie shumë të mirë ku mund të flasim lirshëm dhe me respekt me njëri-tjetrin”.

Ai ka bërë një punë të mrekullueshme dhe jam presoni më i lumtur që e shoh Shqipërinë të kualifikohet për Gjermani. Kam shumë repeskt për të gjithë stain dhe lojtarit dhe menaxherin në Shqipëri”.

Ai (Sylvinho) nuk më zgjodhi mua, jo sepse u prishëm bashkë, por thjesht sepse u lëndova dhe nuk isha në formë. Nuk kam luajtur asnjë lojë që nga kampi i fundit. Ishalla me fitore nesër. Me respekt Armando Broja”, shkroi në rrjetin social “Instagram”.

Shqipëria e ka siguruar vendin në grupet e “Euro 2024”, por me fitore ndaj Ishujve Faroe do ta siguronte ‘biletën’ në vazon e dytë.

Lajme të ngjashme