U lëndua rëndë ndaj Clujit, mësohet gjendja e Albion Rrahmanit - NACIONALE

U lëndua rëndë ndaj Clujit, mësohet gjendja e Albion Rrahmanit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Albion Rrahmani u lëndua seriozisht në përballjen e fundit mes Rapid Bukureshtit dhe CFR Clujit, e cila përfundoi me rezultat 2:2.

Pasi mori një goditje të rëndë, Rrahmani u largua me lot në sy nga fusha, ndërsa te klubi rumun ka frikë se është i njëjti lëndim që e ka mbajtur jashtë fushës vitin e kaluar për disa muaj.

Rrahmani do të bëjë disa teste mjekësore ditën e diele, mirëpo që trajneri Neil Lennon në një intervistë të shpejtë deklaroi se nuk është ndonjë gjë serioze.

Mendoj se Rrahmani është në rregull. Nuk mund ta jap diagnozën, mirëpo besoj se do të rikthehet për disa ditë”.

Ndërkohë, ish futbollisti Robert Nita, tani analist treguar se u frikësuan tejmase shkaku që lojtari u lëndua në të njëjtën këmbë.

Është këmba ku u lëndua sezonin e kaluar dhe mungojë për një kohë. Ai nuk mund të qëndronte në atë këmbë dhe kishte shqetësim te stafi mjekësor”.

Është një pjesë e ndjeshme sepse është afër tendonit të Akilit, ai gjithashtu prekte vetëm me gishta në tokë, është lëndim i dyfishtë, nëse mund të themi ashtu”.

Kësisoj, gjithçka mbi Rrahmani do të mësohet pasi të kryejë këto teste mjekësore. Rapidi vazhdon ta ketë në shitje, ndërsa nuk do ta shesin nën vlerën e 5 milionë eurove.

Lajme të ngjashme