“U dëshpërova, mendova që humba”, Laura Fazliu flet për fitimin e medaljes olimpike në “Paris 2024” - NACIONALE

“U dëshpërova, mendova që humba”, Laura Fazliu flet për fitimin e medaljes olimpike në “Paris 2024”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Xhudistja Laura Fazliu thotë se është shumë e lumtur sepse arriti ta fitonte medaljen e bronztë në “Paris 2024”, pavarësisht që bëri disa gabime.

Pas një punë të madhe, me anë të repesazhit Fazliu u stolis me të bronztën, derisa ishte medalja e dytë në “Paris 2024”, si dhe e pesta në histori për Kosovën në Olimpiadë.

Për “RTK”, Fazliu ka treguar se është shumë e lumtur, duke falënderuar trajnerin Driton Kuka dhe trajneren Majlinda Kelmendi që e kanë mbështetur gjatë tërë kohës.

“E kam pritur që sa vjet, jam qenë e përgatitur, do gjëra nuk i kam bërë siç duhet. Kam bërë shumë gabime, por jam shumë e lumtur që në fund e fitova medaljen”.

“U dëshpërova, mendova që humba Wazzari, as nuk e kisha vërejtur që ma kishte goditur thembrën. Ishte Wazzari, por pastaj e mori dënimin e tretë dhe e mora medaljen”.

“Prej Majlindes, Disi, Nora, tash Disi dhe unë. Kemi qenë shumë të përgatitur gjithmonë falë Majlindes dhe Tonit. Me rëndësi që kam marrë medalje, e di që kam mundur të jep më shumë, por kam qenë e ngarkuar më shumë se sa duhet. Jam shumë e lumtur”.

“Tonin e kam pasur gjithnjë afër. Kemi raport shumë të mirë, me ka motivuar edhe në momentet kur nuk kam qenë mirë. Më ka motivuar për gjithçka. Toni kur shkova më tha “medalja e pestë olimpike”.

Toni më ka marrë si fëmijë në moshën 14-vjeçare dhe më ka rritur si sportiste. Në Lojërat Olimpike të radhës? Normal që do të punoj edhe më shumë, pse të mos bëhem sërish kampione olimpike e di që potencial kam, pse jo”, deklaroi ajo.

Lajme të ngjashme