U arrit marrëveshja mes klubeve, por kalimi i Aubameyangut në MLS mund të dështojë - NACIONALE

U arrit marrëveshja mes klubeve, por kalimi i Aubameyangut në MLS mund të dështojë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kalimi i sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang te Los Angeles FC mund të dështojë, pasi klubi amerikan ende nuk e ka bindur yllin e Chelseas që t'iu bashkohet.

E ardhmja e yllit nga Gaboni është shumë larg "Stamford Bridge" pasi "Blutë" e larguan lojtarin nga lista e Ligës së Kampionëve në mënyrë që të akomodojnë transferimet e janarit si Joao Felix, Mykhailo Mudryk dhe Enzo Fernandez.

Los Angeles ka diskutuar me Chelsean për shërbimet e Aubameyang dhe raportohet në Francë që një marrëveshje për huazim tashmë është arritur.

Sidoqoftë, "MailOnline" raporton se Aubemayng ende nuk ka pranuar që t'i bashkohet Los Angeles dhe skuadra amerikane ka frikë se një marrëveshje e tillë do të dështojë.

Raporti shton se si Barcelona ashtu edhe AC Milan janë duke e vëzhguar situatën e qendërsulmuesit, por ky i fundit nuk ka shanse t'iu bashkohet deri në verë.

Aubameyang ka dështuar ta dëshmojë veten te Chelsea që nga vera, duke realizuar vetëm tre gola në 17 paraqitje.

Tani, ai do t'i shikojë si tifoz ndeshjet e Chelseas në Ligën e Kampionëve, derisa nuk ishte as në skuadër në barazimin e javës së kaluar ndaj Fulhamit.

Në anën tjetër, Los Angeles do ta nis sezonin më vonë këtë muaj, ku më 26 shkurt do të përballen me rivalin LA Galaxy.

Lajme të ngjashme