Aubameyang e pëson keq, lihet jashtë nga lista e Ligës së Kampionëve - NACIONALE

Aubameyang e pëson keq, lihet jashtë nga lista e Ligës së Kampionëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pierre-Emerick Aubameyang nuk do të jetë pjesë e fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve me Chelsean. Graham Potter ka vendosur të mos llogaritë tek ai për ndeshjet e kompeticionit në fjalë. Jashtë listës kanë mbetur edhe dy përforcimet e reja Benoit Badiashile dhe Noni Madueke.

Pas një mori futbollistësh që siguroi në afatin kalimtar të janarit, Chelsea ishte i detyruar që ta sakrifikojë ndonjë lojtar në listën e Ligën e Kampionëve. Aubameyang u vendos që të lihet jashtë listës në fjalë.

Pra, Aubemeyang nuk do të mund të luajë kundër Borussia Dortmundit në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve. I njëjti fat do t’i presë edhe Badiashile dhe Madueke.

I pari u transferua nga Monaco. 40 milionë euro u paguan për shërbimet e tij. Ndërsa kartoni i të dytit u sigurua nga PSV për një vlerë prej 35 milionë eurove.

Pjesë e listës në formë të rregullt do të jenë përforcimet e mëdha, si Felix, Mudryk dhe Enzo. Sa i përket sulmuesit portugez spekulohej se mund të sakrifikohej, por në fund Potter mori një tjetër vendim.

Aubameyang në fazën e grupeve ka shënuar dy (2) gola në gjashtë (6) paraqitje. Megjithatë, meqë numri i futbollistëve që mund të regjistrohen në ndeshje të tilla është i kufizuar, erdhi edhe deri te kjo përzgjedhje.

Chelsea nuk po kalon në formë të mirë gjatë këtij sezoni, por mbetet me shpresë që do të këndellët, veçanërisht pas shpenzimeve rekorde që ka bërë gjatë afatit kalimtar dimëror.

Ndeshjen e parë në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve skuadra londineze do ta zhvillojë në udhëtim më 15 shkurt. Ndërkaq atë të kthimit më 7 mars në “Stamford Bridge”.

Lajme të ngjashme