Tyson Fury vë bast 100 mijë funtesh që vëllai i tij ta mposhtë Jake Paulin - NACIONALE

Tyson Fury vë bast 100 mijë funtesh që vëllai i tij ta mposhtë Jake Paulin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Boksieri Tyson Fury ka vendosur një bast të lartë prej 100 mijë funtesh që vëllai i tij, Tommy ta mposht Jake Paul në Arabinë Sauidte.

Kampioni i pamposhtur i peshave të rënda ka treguar besimin e plotë te vëllau duke vënë bast prej 100 mijë eurosh.

Duke folur për "iFL TV", "Gypsy King" theksoi se Paul do të jetë i befasuar nga goditjet e forta të Tommyt.

"Tommy i nokauton 90 për qind të njerëzve duke i rrëzuar se paku, prandaj ai godet fortë dhe Jake Paul do ta mësojë këtë".

"I kam vendosur 100 mijë për të, prandaj nëse humbet, unë do të humbas 100 mijë".

"E di që Tommy do ta nokautojë atë. Është pak budallallëk që këtë ekspertë dhe boksierë profesionalë e zgjedhin Jake Paul para Tommyt".

"Unë mendoj "Çka jeni duke shikuar ju djem?, sepse unë e di që Tommy absolutisht do ta shkatërrojë. Mendoj që Tommy mund ta rrëzojë në çdo moment vërtetë. Ai fiton me nokaut".

Që kur bëri debutimin në ring në vitin 2018, Fury ka një rekord perfekt prej 8:0.

Ndërsa, Paul ka treguar se synon më lartë se përballja e të dielës, duke synuar të përballet me yllin e UFC-së Nate Diaz në verë, para se ta mbyllë vitin me një ndeshje ndaj yllit të Youtubes, KSI në dhjetor.

Lajme të ngjashme