Tyson Fury sponsor i klubit anglez
Ylli i Boksit, Tyson Fury, ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me skuadrën nga liga e tretë angleze në futboll, Morecambe, për të qenë sponsor i tyre. Kampioni i peshave të rënda në WBC do të përkujdeset për fanellat në të cilat do të jetë i shtypur brendi i tij ‘Gipsy King’.
Morecambe mezi mbijetoj në sezonin e kaluar në ligën e tretë angleze, dhe tani ata shpresojnë se Fury do t’u sjellë fat për sezonin e ardhshëm.
33-vjeçari me shumë gjasë do të pensionohet nga boksi pas fitores së fundit që arriti ndaj Dillian Whyte, dhe tani po hyn në botën e futbollin, duke u bashkuar me skuadrën nga vendi i tij.
Çfarë tha Fury për marrëveshjen me Morecamben?
“Përshëndetje, Fury këtu. Një njoftim i madh, Gypsy King do të jetë sponsor në klubin lokal timin, Morecambe FC”, këtë e dha me një video të postuar në faqen zyrtare të klubit në Twitter.
“Le ta bëjmë një sezon fantastik. Hajde djema! Dhe vajza! Zgjohuni!”, kështu e përfundoi Fury videon prezantuese.
We have some ʙɪɢ news for you… 👀🥊#UTS 🦐 | @Tyson_Fury pic.twitter.com/TN5XeY6Hmj
— Morecambe FC (@ShrimpsOfficial) July 21, 2022
Dy herë kampioni i peshave të rënda shtoi gjithashtu në faqen zyrtare të klubit: “E dua Morecamben dhe është nderë për mua që mundem të kontribuoj në skuadrën lokale të vendit ku jetoj.”
Morecambe krenare që ka në bord Furyn
Morecambe ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se ata planifikojnë që ta rrisin bashkëpunimin me Tyson Furyn në të ardhmen e afërt, me shefin e marketingut, Martin Thomas, i cili është i sigurt se boksieri mund të ndihmojë klubin që në sezonet e ardhshme ta rrisë profilin globalisht.
“Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me Tyson dhe jemi krenarë që do ta veshim fanellën me markën e tij, Gypsy King, në sezonin e ardhshëm.”
“Tyson është një ambasador i klubit dhe i zonës së Morecambes dhe është fantastike ta kesh atë në bord. Tyson është një nga emrat më të njohur në botën e sportit dhe do të sjellë njohje mbarëbotërore për klubin.”
“Ai do t’i bashkohet sponsorëve të tjerë dhe lista është gjithnjë në rritje të përkrahësve, si kombëtar ashtu edhe lokal. Tani kemi një shtrirje më të madhe në të gjithë botën, me praninë e Tysonit synojmë skenën botërore”, tha Martin për fund.

