Tyson Fury njofton kundërshtarin e radhës këtë javë
Tyson Fury, kampioni i botës në kategorinë e rëndë në WBC, thotë se do të njoftojë gjatë kësaj jave se kush do të jetë kundërshtari i tij i radhës, por konfirmoi se ai nuk do të jetë Oleksandr Usyk.
Fury, 34 vjeç, tha se po pensionohej prej boksit pasi e mundi Dillian Whyten në prill.
Ukrainasi Usyk i mbrojti titujt e botës në WBO, IBF dhe WBA duke e mposhtur Anthony Joshuan në rimeç muajin e kaluar.
Të dy boksierët kanë folur për një luftë mes vete në vitin 2023, por Fury thotë se ai do të luftojë kundër dikujt tjetër së shpejti.
“Papritmas, Oleksandr Usyk theksoi se nuk dëshiron të luftojë, ai dëshiron të luftojë vitin e ardhshëm, jo këtë vit”, th Fury, i cili është i pamposhtur deri më tani në karrierën e tij si profesionist.

“Unë nuk do ta pres askënd dhe do të njoftoj për luftën e radhës javën e ardhshme”, shtoi ai të dielën.
Ai i bëri këto komente gjatë një konferencës pas paraqitjes në WWE në Cardiff.
Më herët ai kishte dalë në ring dhe e kishte rrëzuar në dysheme Austin Theoryn.
Fury tha se do të ishte i hapur për t’iu bashkuar WWE-së në të ardhmen, por shtoi: “Tani për tani jam kampion i botës në kategorinë e rëndë dhe kam shumë luftëra për t’i bërë në vitet në vijim”.

Të premten, Usyk, 35 vjeç, tha për BBC se nuk do të luftonte me Furyn këtë vit për shkak se i duhet kohë për ta marrë veten nga traumat e luftërave të kaluara.
“Nuk do të ndodhë këtë vit, kjo është e sigurt. Unë jam plotësisht i shëndoshë dhe nuk kam ndonjë lëndim, por kam trauma të vjetra të cilat kanë dalë në sipërfaqe dhe të cilat duhet të shërohen. Do të m’u duhen deri në dy muaj për ta marrë veten”, kishte thënë Usyk.
