Tyson Fury e rikonfirmon pensionimin nga boksi në ditëlindjen e 34-t - NACIONALE

Tyson Fury e rikonfirmon pensionimin nga boksi në ditëlindjen e 34-t

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Boksieri britanik, Tyson Fury, ka rikonfirmuar tërheqjen e tij nga boksi me anë të një postimi në rrjetet sociale, pikërisht në datëlindjen e tij ku ka mbushur 34 vjet.

Fury kishte komunikuar pensionimin e tij pas fitores ndaj Dillian Whyte, ku mori titullin WBC në stadiumin Wembley në prill të këtij viti.

Por disa muaj më vonë, saktësisht në muajin qershor “Gipsy King” njoftoi se do rikthehej në ring për një ndeshje të mundshme ndaj Anthony Joshua apo Oleksandr Usyk.

Boxing: Tyson Fury was at risk of being left in a wheelchair if he kept fighting | Marca

Dy ditë më parë boksieri i çmendur siç njihet për shumë kë, dëshironte një trilogji me Derek Chisoran, pasi të njëjtin e kishe mposhtur dy herë më parë.

Megjithatë, Fury duket se këto kërkesa i pa pasur më shumë për konsumim mediatik, pasi në postimin që bëri sot, kuptohet krejt e kundërta me kërkesat e mëhershme për ndeshje.

“Falënderim i madh shkon për të gjithë që kanë pasur kontribut në karrierën time ndër vite, pas shumë bisedave të gjata dhe të vështira vendosa të largohem nga boksi dhe në datëlindjen time të 34-të iu them udhëtim të mbarë.”

Promotori i tij britanik, Frank Warren ka qenë i bindur dhe optimist se ai do të kthehej edhe në një ndeshje.

“I kam folur gjatë gjithë kohës. Nëse ai dëshiron të luftojë, ai do të luftojë. Nuk do të tentojë me zor që t’ia ndërrojë mendjen. Sepse nëse ai nuk dëshiron, atëherë nuk duhet të luftojë. Kjo duhet të vijë nga ai dhe zemra e tij.”

“A mendoj se do të rikthehet në ring përsëri? Po mendoj, sepse mendoj se është një njëri luftarak dhe mendoj se ringu do t’i mungojë shumë.”

“Njerëzit e duan atë, ka një raport të mirë me çdo njeri, edhe ata në rrugë”, thotë promotori i Tysonit.

*Përndryshe ndeshja e peshave të rënda ndërmjet Oleksandr Usyk dhe Anthony Joshua do të zhvillohet të shtunën më 20 gusht, me Joshuan që kërkon fitoren për ta kthyer atë humbje të tmerrshme që pësoi, dhe ukrainasin që kërkon mbrojtjen e titullit me çdo kusht.

Lajme të ngjashme