Tyson Fury i bën thirrje Chisoras ta pranojë ofertën: Eja, mos ik si pulë - NACIONALE

Tyson Fury i bën thirrje Chisoras ta pranojë ofertën: Eja, mos ik si pulë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Tyson Fury i ka bërë thirrje Derek Chisoras ta pranojë ofertën e tij për të luftuar me të në trilogji, duke dhënë se bashkatdhetari i vet nuk duhet të ikë si pulë.

Fury, kampion i botës në kategorinë e rëndë në WBC, tha pas fitores kundër Dillian Whyte në prill se po pensionohej nga boksi.

Por duke folur në Instagram të martën, Fury zbuloi se i ka bërë ofertë boksierit veteran Chisora, të cilin e kishte rrahur dy herë në të kaluarën.

“Derek, ju po ikni nga trilogjia. Ju e quani veten luftë, duhet të quani veten pulë”, tha Fury për Chisoran.

Chisora, 38-vjeçar, e mposhti Kubrat Pulevin me pikë në korrik dhe i ka injoruar thirrjet për t’u pensionuar.

Fitorja kundër Pulevit ishte e para pas tri disfatave radhazi për Chisoran, i cili pas meçit tha se do të dëshironte të luftonte kundër Deontay Wilderit apo Tyson Furyt.

“Nënshkruaje kontratën”, i bëri thirrje Fury atij, duke i konfirmuar lajmet se ai është duke menduar seriozisht të rikthehet në ring.

Fury e kishte mposhtur Chisoran me pikë në vitin 2011, para se ta rrihte atë edhe në rimeç tri vite më vonë.

Promotori i Chisoras, Eddie Hearn, konfirmoi javën e kaluar se Chisora kishte marrë ofertë nga kampi i Furyt, të cilën e ka hedhur poshtë sepse “nuk kishte para të mjaftueshme”.

Duket se mundësia që Fury të luftojë sërish po rritet me kalimin e ditëve.

Pensionimi i kampionit të botës habiti shumë njerëz dhe shumë tifozë e ekspert të boksit besonin se karriera e Furyt nuk ka mbaruar vërtetë.

Promotori Frank Warren tha javën e kaluar se Fury mezi pret të rikthehet në ring dhe beson se klienti tij dëshiron ta sfidojë fituesin e meçit mes Anthony Joshuas dhe Oleksandr Usyk, në një luftë për kampionin e padiskutueshëm të botës në kategorinë e rëndë.

Lajme të ngjashme