Tyson Fury i humb mijëra euro, pavarësisht se vëllai i tij Tommy e rrahu Jake Paulin - NACIONALE

Tyson Fury i humb mijëra euro, pavarësisht se vëllai i tij Tommy e rrahu Jake Paulin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tommy Fury mund ta ketë mposhtur Jake Paulin të dielën mbrëma në Arabinë Saudite, por vëllai i tij Tyson e humbi një bast të majmë që e kishte vënë në këtë meç.

Lufta që mori shumë vëmendje mes Tommyt dhe Paulit përfundoi me vendim të ndarë të gjyqtarëve në të mirë të boksierit anglez, i cili i mbijetoi një nokdaunit në rundin e tetë dhe përfundimtar për të fituar me pikë.

Tommy natyrisht se e mbizotëroi amerikanin, por pak veta kanë mundur të kenë qenë të bindur për rezultatin kur mbeti në duart e gjyqtarëve të vendosnin, pasi të dy boksierëve iu hoq nga një pikë gjatë meçit, ndërsa nokdauni ka mundur t’i kushtonte britanikut.

Megjithatë, Tommy festoi në fund kur gjyqtari ia ngriti lart dorën.

Tyson Fury, kampion i botës në kategorinë e rëndë në WBC, mund të jetë penduar pse vuri një shumë të madhe parash bast se vëllai i vet do ta nokautonte Paulin.

Tyson ishte i bindur se Paul nuk do të mundë të duronte deri në kambanën e fundit, prandaj i kishte vënë bast 113.000 euro që vëllai i vet i vogël do të fitonte me nokaut.

Tommy i nokauton 90 për qind të njerëzve me të cilët ushtron në ring apo i rrëzon të paktën. Ai ka goditje tejet të fortë dhe Jake Paul do ta kuptojë këtë nesër”, kishte thënë Fury një ditë para meçit për IFL TV.

I kam vënë 100 mijë funte për nokaut. E di që Tommy do ta nokautojë atë”, kishte theksuar ai.

Tommy fiton me nokaut. Mund ta nuhas frikën dhe ai (Jake) po dridhet nga frika. Ai po frikësohet si një bushtër e vogël dhe do të pësojë nokaut”.

Lajme të ngjashme