Turpërohet Djokovic, eliminohet nga Indiana Wells pasi mposhtet nga numri 123 i botës
Numri një i botës në Tenis, nacionalisti serb Novak Djokovic, është turpëruar nga djaloshi 20-vjeçar Luca Nardi, i cili edhe pse është i 123 në ranglistë, e mposhti atë në tre raunde, për ta eliminuar nga Indiana Wells.
Italiani Nardi, i renditur i 123-ti në botë, fillimisht ishte eliminuar në kualifikime, por arriti në shortin kryesor pas tërheqjes së një lojtari tjetër.
Ai shënoi 34 pikë në një fitore 6-4 3-6 6-3 ndaj kampionit të 24 herë Grand Slameve, duke e kthyer pikën e ndeshjes me një ACE.
"Është çmenduri," tha Nardi, lojtari me renditjen më të ulët që mundi Djokovicin në nivelin ATP Masters 1000 ose Grand Slam.

“Nuk e di [si i mbaja nervat], mendoj se është një mrekulli, sepse jam një djalë 20-vjeçar dhe po 'rrahi' Novakun”.
Djokovic, 36 vjeç, i cili u mund nga fituesi Jannik Sinner në gjysmëfinalen e Australian Open, nuk ka fituar ende një turne këtë vit.
"Nuk ka tituj këtë vit. Kjo nuk është diçka me të cilën jam mësuar," tha serbi, i cili bëri nëntë gabime 'unforced'.
"Për pjesën më të madhe të karrierës sime e filloja sezonin me një fitore në Grand Slam ose fitore në Dubai. Por është mirë. Është pjesë e sportit. Thjesht duhet ta pranosh atë. Disa i fiton, disa i humb. Shpresoj se do të fitoj edhe më shumë dhe do të vazhdoj. Mendoj se çdo trofe që më vjen në fund do të jetë i mrekullueshëm, për të thyer paksa llojin e ciklit negativ që kam në tre, katër turnetë e fundit ku nuk kam qenë vërtet afër më të mirës sime”.
Nardi, i cili u mund nga David Goffin i Belgjikës në raundin e fundit të kualifikimeve, tha se ishte një "ndjenjë e mahnitshme".
"As që mund ta imagjinoja të luaja një ndeshje kundër tij dhe tani e munda edhe atë”, shtoi ai.
“Është një ëndërr e tillë e realizuar për mua. Pas ndeshjes, trajnerët e mi më thanë, Luca, të gjithë brohorasin për ty. E pabesueshme. Kundër Djokovic, ai është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Unë do ta mbaj këtë fitore si moment, për pjesën tjetër të jetës sime."
Nardi do të luajë me Tommy Paul në 1/8 e finales, me amerikanin që përparon falë një fitoreje 6-4 6-4 ndaj francezit Ugo Humbert.
Daniil Medvedev mundi Sebastian Korda me 6-4 5-7 6-3 dhe në raundin e ardhshëm do të luajë kundër Grigor Dimitrov.
Holger Rune, Casper Ruud dhe Taylor Fritz kaluan gjithashtu në mesin e 16 më të mirëve.