“Turp i madh”, Joan Laporta nuk përmbahet pas polemikave për ndeshjen Real – Almeria
Presidenti i Barcelonës Joan Laporta nuk e ka mbajtur gjuhën sa i përket polemikave rreth përballjes Real Madrid – Almeria.
“Los Blancos” morën tre vendime në favor nga VAR-i, të cilët nuk ndërhynë për një karton të kuq të mundshëm te një faull i Vinicius Junior.
Në një audio-incizim të publikuar nga Gerard Romero, gjyqtari Alejandro Hernandez nuk e sheh të nevojshme ta pyet gjyqtarin për incidentin.
“Çfarë ndodhi në Madrid ishte një turp. Kolektivi i arbitrave duhet t'i përgjigjet presioneve që po ndodhin këtë sezon. Nëse nuk e bëjnë, do të na lërë shumë në ankth sepse është neglizhencë e detyrave”.
🚨 Joan Laporta, en la #GalaMD de Mundo Deportivo: "Lo del Bernabéu fue una vergüenza"
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) January 22, 2024
💬 "El colectivo arbitral debe dar una respuesta a una serie de presiones que se están produciendo en esta temporada en los árbitros"
💬 "Si no hay respuesta, nos deja inquietos porque… pic.twitter.com/4tjeV4hSKk
“Diario AS” ndër të tjera shton se Laporta ka thënë edhe që Barcelona nuk e ka shkurtuar diferencën me Real Madridin shkaku i vendimeve të gjyqtarëve, por është optimist se skuadra është më e bashkuar se kurrë.
Barcelona është ankuar për atë që ata e konsiderojnë si trajtim të padrejtë nga gjyqtarët, njësoi si Real Madridi. Të mos harrojmë, Laporta ende nuk ka shpjeguar siç duhet çështjen Negreira, ku ai dhe katalunasit përballen me akuzat për ryshfet në gjykatë.