Turneu i Argjentinës në Kinë anulohet për shkak të Messit
Të dy miqësoret e planifikuara të Argjentinës në Kinë janë anuluar nga autoritetet lokale, pasi Lionel Messi nuk luajti në miqësoren e Inter Miamit ndaj Hong Kong fundjavën e kaluar.
Shoqata e futbollit të Pekinit tha të shtunën se nuk do të organizonte ndeshjen miqësore të planifikuar të Argjentinës kundër Bregut të Fildishtë në mars. Lajmi vjen një ditë pasi autoritetet sportive të Hangzhou anuluan gjithashtu një miqësore mes Argjentinës dhe Nigerisë.
.jpg?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)
Dështimi i Messit për të luajtur në Hong Kong të dielën shkaktoi zemërim të gjerë në mesin e tifozëve, me Global Times të kontrolluar nga shteti kinez duke thënë se "ndikimi i këtij incidenti ka tejkaluar fushën e sportit".
Shoqata e Futbollit të Pekinit tha në një deklaratë për mediat lokale: "Pekini nuk planifikon, për momentin, të organizojë ndeshjen në të cilën do të merrte pjesë Lionel Messi".
Messi, i cili nuk luajti në miqësore për shkak të një dëmtimi të raportuar, u shfaq si zëvendësues në pjesën e dytë të mërkurën në një miqësore pasuese të Inter Miamit kundër Vissel Kobe në Tokio.

Organizatorët e miqësores së Hong Kongut, Tatler Asia, njoftuan një rimbursim prej 50% për biletat, të cilat kushtuan deri në 5000 dollarë HK (639 dollarë), pas kritikave nga qeveria e Hong Kongut.
Inter Miami ka fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet në turneun e saj parasezonal - duke u shtrirë nga El Salvador, në Dallas, në Arabinë Saudite, Hong Kong dhe duke përfunduar në Tokio. Ndeshja finale e skuadrës përgatitore është planifikuar për në 16 shkurt në Florida kundër Newell's Old Boys, klubi i fëmijërisë së Messit nga Rosario, Argjentinë.