Tunizia e ndal Danimarkën me barazim - NACIONALE

Tunizia e ndal Danimarkën me barazim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tunizia e ka ndaluar me barazim Danimarkën, në ndeshjen hapëse të Grupit D në Kupën e Botës, në atë që është ndeshja e parë pa gola deri tani në këtë turne.

Danimarka e mbizotëroi Tunizinë dhe ishte skuadër më e mirë në përgjithësi, por nuk ia doli ta gjejë golin e triumfit në Education City Stadium në Al Rayyan.

Kombëtarja daneze pati shumë lojtarë titullarë të Premierligës, por u përballë me një ekip kokëfortë tunizian që nuk e lejoi të krijonte shumë.

Të dy skuadrave iu anulua nga një gol për pozitë jashtë loje, por Andrea Cornelius e humbi mundësinë e ndeshjes, duke mos arritur të shënojë nga një metër largësi për Danimarkën.

Në minutën e 95-të, gjyqtari Cesar Ramos shikoi në monitorin e VAR-it për një penallti të mundshme për Danimarkën për lojë me dorë, por ai vendos që prekja nuk ishte e mjaftueshme për penallti dhe e vazhdoi lojën.

Tani Danimarkës i duhet ta gjejë formën e mirë në dy ndeshjet e mbetura në grup, kundër favorites Francës dhe kundër Australisë, nëse dëshiron të kualifikohet nga grupi.

Përmbledhja nga ndeshja Danimarkë - Tunizi:

Lajme të ngjashme