Tuchel nuk do ta drejtojë sot Bayern Munichun ndaj Manchester Unitedit
Trajneri gjerman i Bayern Munich, Thomas Tuchel do të mungojë në ndeshjen hapëse të skuadrës së tij në grupet e Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Unitedit, ku Zsolt Low dhe Anthony Barry, do ta zëvendësojnë atë.
Kjo është një nga përballjet më të forta në historinë e kësaj gare. Në finalen e vitit 1999, United përmbysi rezultatin për të rrëmbyer fitoren ndaj Bayernit me dy gola në tre minuta në kohën e shtesë. Kishte gjithashtu edhe ndeshjen magjepsëse të çerekfinales në vitin 2010, kur kësaj radhe Bayerni përmbysi gjithçka për t’i eliminuar djajtë e kuq, ku në atë vit bavarezët arritën në finale për t’u mposhtur nga Interi në fund.

Bayerni është i dyti në Bundesligë dhe është i pamposhtur në katër ndeshjet e tyre fillestare, që do të thotë se ata shkojnë në ndeshje në formë shumë më të mirë se skuadra e Erik ten Hag, e cila është e 13-ta në Premierligë pasi humbi tre nga pesë ndeshjet e tyre të para. Unitedi gjithashtu ka një listë të gjatë të lëndimeve dhe do të jetë pa Aaron Wan-Bissaka, si dhe Raphael Varane dhe Mason Mount përveç mungesës së Antony dhe Jadon Sancho.
Megjithatë, Bayern do të jetë pa trajnerin Thomas Tuchel për ndeshjen e së mërkurës në Allianz Arena.

Tuchel është i pezulluar nga ndeshja e parë e Bayernit në sezonin 2023-24 të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Unitedit si një ndëshkim për përjashtimin në ndeshjen e fundit të skuadrës së tij në këtë garë ndaj Manchester Cityt, në prill.
Trajneri i Bayernit u përjashtua me karton të kuq gjatë ndeshjes së dytë çerekfinale kundër Cityt në Allianz Arena për reagimin e tij të zemëruar ndaj një vendimi të gjyqtarit Clement Turpin. Tuchel u zemërua kur mbrojtësi i Cityt, Aymeric Laporte nuk u ndëshkua për një faull ndaj Kingsley Coman.
.jpg?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)
Tuchel duhej të frenohej nga një prej ndihmësve të tij, pasi ai shfrynte tërbimin e tij ndaj Turpin dhe gjyqtarit të katërt dhe ai u dërgua përfundimisht nga fusha në tribunë.
Pas ndeshjes, Tuchel shpërtheu: "Dy gjëra nuk ishin në nivel sot: fusha dhe arbitri. Unë do t'i jepja një gjashtë (vlerësimi më i keq i mundshëm), nga vendimi i tij i parë deri në vendimin e tij të fundit, as që e pashë faullin në penallti që na dha”.
Në vend të Tuchel, drejtimin e Bayern Munich do ta marrin dy asistentët Anthony Barry dhe Zsolt Low. Të dy këta kanë punuar me gjermanin edhe në periudha të mëhershme, me të parin te Chelsea, ndërsa të dytin te PSG.

