Tuchel: Nëse do të ketë hapësirë për ndonjë përfocim, do ta bëjmë një gjë të tillë
Thomas Tuchel, pas fitores që e arriti skuadra e tij me rezultat të ngushtë 0:1 në "Goodison Park", komentoi rrjedhën e ndeshjes, si dhe mundësinë e përforcimit të mëtutejm.
Trajneri gjerman, Tuchel, ia doli ta udhëheqte me sukses Chelsean drejt fitores së parë në edicionin e sivjem të Premierligës. Kalendari deshi që ndeshja e parë për të "kaltërtit" e Londrës të luhej kundër Evertonit.
Sidoqoftë, edhe pse u arritë fitorja, për Tuchel ka gjithnjë hapësirë që të bëhet më mirë. Ai la tërësisht të hapur edhe mundësinë që ekipit të tij t'i bashkohen lojtarë tjerë gjatë këtij afati kalimtar veror.
Për Chelsean deri më tani ka qenë një stinë verore me shumë reformime brenda skuadrës, ku ka pasur si largime, por po ashtu edhe afrime të reja në organikë.
Komenti i Tuchel për afrimet e reja
Nuk mungoi pyetja nga gazetarët në lidhje me atë nëse Chelsea ndihet i kompletuar në këtë afat kalimtar apo jo.
"Nëse do të mund të shtojmë diçka në skuadër, do ta bëjmë. Ndoshta jo domosdoshmërisht mesfushorët do të jenë si alternativa të para, por jemi të hapur për gjithçka dhe mendoj që mund të përdorim energji të reja", theksoi ai.
Chelsea deri më tani me afrimet e Koulibaly, Cucurella dhe Sterling, synon që t'u rikthehet trofeve dhe ta thotë edhe ajo fjalën e saj për titujt kryesorë në të cilat garon.
Tuchel komentoi paraqitjet e përforcimeve të reja. Sa i përket Koulibalyt tregoi se nuk është në elementin e tij më të mirë sa i përket përgatitjet fizike.
"Koulibaly është dashur të punojë për formën e tij fizike, sepse ka ardhur me vonesë (në fazën parapërgatitore) dhe i mungojnë paksa stërvitjet", nënvizoi ai.
Ndërkaq, një koment më me elozh e pati për Sterling, paraqitja e të cilit u vlerësua shumë e mirë. Një mendim nuk mungoi as për Cucurella.
"Sterling ka qenë shumë, shumë i fortë. Ka pasur paksa lodhje fizike nga fundi. Kam qenë shumë i kënaqur edhe për 20 minutat e Cucurellas. Ka qenë shumë i fortë dhe shumë i rëndësishëm për ne", përfundoi Tuchel.

