Tuchel: Na mungoi uria dhe intensiteti në fushë
Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel, ka kritikuar paraqitjen e dobët të skuadrës së tij në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve, ku u mposhtën nga Dinamo Zagreb me rezultat minimal 1:0. Këtë ndeshje e cilësoi si paraqitje shumë të keqe ku lojtarëve iu mungoi uria dhe intensiteti në fushë.
Mislav Orsic shënoi golin e vetëm të ndeshjes për ta shtangur kampionin e Ligës së Kampionëve të vitit 2021, në ndeshjen që u zhvillua në Maksimir Stadium në Kroaci.

Tuchel pas ndeshjes e pranoi se nuk po e sheh se po vijnë rezultatet e gjithashtu pa një jo vendosmëri në skuadrën e tij, duke pësuar humbjen e tretë rresht në udhëtim.
Chelsea tani ka pësuar gol në çdo gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, kështu duke e barazuar rekordin e vitit 2021 ku gjatë janarit patën periudhën më të gjatë pa mbajtur ‘Clean Sheet’.
“Jam i mërzitur me vetën. Jam i mërzitur me paraqitjen e dobët. Nuk jemi agresiv sa duhet me topin, nuk është e mjaftueshme as individualisht e as si skuadër”, tha fillimisht Tuchel.
“Shumë nga lojtarët nuk janë në nivelin e tyre të lojës. Natyrisht, jemi duke u paraqitur dobët, nën nivelin tonë. Është mungesë vendosmërie. Mungesë urie dhe intensiteti në fushë. Nuk mund të presësh që të fitosh ndeshje kështu. Nuk jemi as afër asaj se ku duhet të jemi.”
“Unë e di vetëm se duhet kohë për të kaluar dhe për ta gjetur zgjidhjen. Kjo i takon ndeshjeve të fundit, pasi e nisëm mirë. Por tani na mungon preciziteti. Kemi mungesë gjaku e shpirti në fushë”, vazhdoi tutje.

“Është punë e imja ta analizojë ndeshjen. Mund të bëjmë shumë më shumë. Nuk jemi të lumtur me rezultatet, nuk jemi të lumtur me paraqitjet. Jam paksa i befasuar nga paraqitja e sotme. Nuk po shoh se po vijnë rezultatet. Duket se kam qenë në filmin e gabuar. Mendova se ndeshja e kaluar na ndihmoi paksa, kur shfaqëm reagim kundër West Hamit. Patëm stërvitje të mira, mendova se skuadra është e gatshme.”
Për fund, Tuchel tha: “Nuk po shoh se po vjen diçka, prandaj jam i mërzitur me vetën time. Nuk ka ditë pushimi në vazhdim, mos u brengosni. Nuk mund të ketë ditë të lirë në këtë situatë.”
Teksa Chelsea humbi ndaj Dinamo Zagrebit në ndeshjen e parë të grupit E, në ndeshjen tjetër u ndanë me barazim 1:1, Salzburg e Milani dhe tani të kaltrit e Londrës gjenden në fundin e tabelës, si e vetmja skuadër pa pikë.

Ndeshja e radhës në Ligën e Kampionëve për të kaltrit e Londrës është pas shtatë ditësh, kundër Salzburgut, në ndeshjen që zhvillohet në Stamford Bridge.
