Tuchel: Lukaku dëshiroi të ikte por ai mund të kthehet
Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel, ka konfirmuar se ishte kërkesë e Romelu Lukakut të largohej nga Chelsea, por ka thënë se ai mund të kthehet pasi që është vetëm në huazim të thjeshtë.
Sulmuesi belg u kthye te Interi 10 muaj pasi po nga e njëjta skuadër kishte kaluar te Chelsea për 113 milionë euro. Ai pati vështirësi të mëdha që të ambientohej në Stamford Bridge nën urdhrat e trajnerit gjerman duke shënuar vetëm 15 gola në 44 paraqitje në të gjitha garat.
Ai u kthye në Inter në huazim të thjeshtë për 10 milionë euro me bonuse.
“Vendosëm së bashku me udhëheqësit që ta lëmë të iki”, tha Tuchel për Sky Sports UK.
“Ishte kërkesë e tij të largohej. Kishte mundësitë ku të shkonte, kështu që e lamë të ikte.”
“Kemi blerë tani Raheem Sterling, i cili na jep shumë fleksibilitet, siguri dhe mundësi shtesë për në sulm. Mund ta përdorim në shumë pozita nëse nuk sigurojmë lojtarë të tjerë.”
Interi nuk e ka mundësinë për blerje pas huazimit në vitin e ardhshëm, por sipas disa mediave në Itali, Chelsea dhe Inter e kanë diskutuar mundësinë e huazimit edhe për sezonin 2023/24.
“Duke parë që është vetëm në huazim, ka shumë mundësi që të kthehet prapë”, vazhdoi Tuchel.
“Nuk e di, se sa janë gjasat për një gjë të tillë dhe nuk më takon mua të flas nga ai këndvështrim. Por ka një shans për të.”
Interi e kuptoi që nuk ishte fare e lehtë të siguronte shërbimet e sulmuesit vetëm 10 muaj pasi u largua, por Lukaku luajti një rol të madh për ta bërë diferencën.
Lukaku u shpreh haptazi në mbrëmjen e së enjtes ku u prezantuan fanellat për sezonin e ri, ku tha se largimi për në Chelsea ishte gabim.
“Tani jam i lumtur që po e veshi këtë fanellë, skuadra që e di se çfarë duhet të bëjë, do të jetë një sfidë e madhe në këtë sezon dhe duhet të vazhdojmë kështu siç e kemi nisur.”
“E kuptova kur isha në Angli, se sa i rëndësishëm është Interi në botë. Profili i skuadrës po rritet në përmasa ndërkombëtare, rrjetet sociale po luajnë një rol të rëndësishëm për këtë. Ato ju mundësojnë që ju të na shihni në dhomat e zhveshjes, në stërvitje, përqafimet tona dhe shakatë.”
Lukaku shënoi 64 gola në 95 paraqitje nën urdhrat e Antonio Contes gjatë dy viteve të kaluara së bashku në Inter, duke fituar titullin e Serie A-së në sezonin e dytë.
Chelsea boss Thomas Tuchel admits he isn't sure if Romelu Lukaku has a future at Stamford Bridge https://t.co/nwaLjGogtz
— MailOnline Sport (@MailSport) July 14, 2022

