Tuchel nuk e mohon transferimin e CR7, por thotë se nuk është prioritet - NACIONALE

Tuchel nuk e mohon transferimin e CR7, por thotë se nuk është prioritet

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel nuk e ka mohuar transferimin e mundshëm të yllit të Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, mirëpo thotë se tani janë të fokusuar në nënshkrimin me disa mbrojtës.

"Blutë" e Londrës dje zyrtarisht nis epokën në Toedd Boehy, duke kompletuar transferimin e Raheem Sterling nga Manchester City, derisa kanë arritur marrëveshje edhe me Napolin për Kalidou Koulibalyn, që pritet të bëhet zyrtare në ditët në vijim.

Ronaldo tashmë ka bërë kërkesë te United për largimin ngase nuk dëshiron të qëndrojë te një skuadër që nuk lufton për trofe në vitet e fundit të karrierës, derisa Chelsea shihet si opsion.

Në fakt presidenti i klubit londinez ka diskutuar me agjentin Jorge Mendes, ndërsa vendimi përfundimtar mbi transferimin e Ronaldos do të jetë në "supet" e teknikut gjerman.

Fillimisht Tuchel hezitoi të flet lidhur me afrimin e mundshëm të Ronaldos, ose Robert Lewandowskit që ka prioritet Barcelonën.

"A vjen ndonjë ditë që unë të mos flas (qesh). Të gjithë e dimë karrierën e tyre dhe momentalisht nuk do të deklarohem".

Ndërsa, i pyetur për afrimin e një sulmuesi, Tuchel konfirmoi se dëshiron ende transferime por prioritet është mbrojtja.

"Nuk do ta mohoj transferimin e një sulmuesi tjetër, por nuk është prioriteti ynë".

"Prioriteti ynë është mbrojtja, nuk është sekrete. Kemi humbur top lojtarë, prandaj na duhen disa të tjerë që t'i zëvendësojmë".

Chelsea në mbrojtje deri më tani ka humbur mbrojtës si Andreas Christensen dhe Antonio Rudiger, që kaluan te rivalët e përbetuar, Barcelona, respektivisht Real Madrid.

Por, kjo “krizë” në mbrojtje mund të shtohet pasi Barcelona është në negociata edhe për transferimin e mundshëm të dyshes tjetër mbrojtëse Cesar Azpilicueta dhe Marco Alonso, që kanë edhe nga një vit të mbetur në karrierë.

Qëndrimi i Man United nuk ndryshon, Ronaldo nuk është për shitje

Sidoqoftë, Manchester United vazhdon të mbetet i një qëndrimi, pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk është për shitje.

Trajneri Erik ten Hag që deklaroi javën e kaluar se e ka në plane portugezin, gjatë ditës së enjte është pyetur sërish për lojtarin dhe ka konfirmuar se asgjë nuk ka ndryshuar.

“Ne kemi bërë një njoftim dhe deri me tani asgjë s’ka ndryshuar”, ishte deklarata e tij e shkurtër.

Ndërsa, Ronaldo nuk është pjesë e Manchester Unitedit për fazën parapërgatitore shkaku i “arsyeve familjare”, derisa lojtari ka pranuar një ofertë në vlerë 250 milionë euro për dy vite nga një klub i panjohur nga Arabia Saudite.

Lajme të ngjashme