Tuchel dëshiron ta mbajë Cancelon te Bayern Munichu
Trajneri Thomas Tuchel thotë se mbrojtësi Joao Cancelo është tejet i lumtur te Bayern Munich dhe është i interesuar për ta mbajtur në skuadër.
Portugezit i skadon huazimi në verë pasi u largua nga Man City për gjashtë muaj, mirëpo paraqitjet e tij nuk kanë lënë shumë mbresa te drejtuesit e klubit gjerman.
Është ende e paqartë nëse Bayern Munich do të paguajë 70 milionë euro për Cancelon, që gjithashtu është i lidhur me një kalim te rivali, Arsenal.
Sidoqoftë, Tuchel ka pranuar se do dëshironte ta mbante 28-vjeçarin: “Kam mendimin se ai ndihet shumë rehatshëm këtu”.
“Por në fund të gjitha palët janë pjesë të vendimit. Dëshira e tij për stërvitje është unike. Mendoj se është shumë i lumtur këtu. Do ta diskutojmë të tërën në fundin e sezonit”.
Cancelo u përballë me Man Cityn muajin e kaluar, ku pësuan humbje me rezultat të përgjithshëm 4:1. Portugezi nuk është që u përdor shumë nga ish trajneri Julian Nagelsmann, por duket që ka fituar besimin e teknikut gjerman.
Që nga fillimi i prillit, ai ka qenë titullar në gjashtë ndeshje të Bundesligas duke kontribuar me dy asistime dhe njëkohësisht ndihmuar Bayernin të jetë një pikë para Dortmundit në garën për titull.
Përpos Arsenalit si destinacion i mundshëm është përmendur edhe Real Madridi.
