Cancelos njoftohet nga gazetari për shkarkimin e Nagelsmann, ky është reagimi i tij epik
Ylli i Bayern Munichut, Joao Cancelo e mësoi drejtpërdrejt lajmin për shkarkimin e trajnerit Julian Nagelsmann, të cilin e falënderoi për bashkëpunimin.
Që prej kalimit te “Bavarezzët” portugezi nuk është se ka zhvilluar shumë minuta nën urdhrat e Nagelsmann, derisa në javët e fundit nisi ta rifitojë pozitën në formacionin bazë.
Bayern Munich në mënyrë befasuese vendosi ta shkarkojë Nagelsmann duke e zëvendësuar me Thomas Tuchel dhe kjo e la të befasuar edhe Cancelon.
"Nuk e dija. Jam pak i befasuar. Faleminderit trajnerit Nagelsmann, ai ishte personi që më donte te Bayern Munich. Të gjithë fatin e botës për të".
"Do të provoj që të adaptohem te trajneri i ri sa më shumë tejet e mundur sepse janë disa ndeshje të rëndësishme, në një fazë vendimtare të sezonit. Bayern është skuadër që gjithnjë dëshiron të fitojë gjithçka", tha ai për “SportTV”.
Ndërkohë, Bayern Munich pritet që nesër ta zyrtarizojë shkarkimin e Nagelsmann, me Tuchel që tashmë është pajtuar për ta marrë pozitën e kryetrajnerit.
Tuchel do të nënshkruajë kontratë për dy vite e gjysmë dhe do të nis stërvitjet si trajner i Bayernit nga e hëna, që të përgatitet për ndeshjen ndaj ish skuadrës, Borussia Dortmund.