Tuchel: ADN-ja e Bayernit është vetëm për fitore, mezi pres t'ia nisi punës - NACIONALE

Tuchel: ADN-ja e Bayernit është vetëm për fitore, mezi pres t'ia nisi punës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri Thomas Tuchel thotë se është duke pritur që sa më shpejtë ta nis punën në stolin e Bayern Munichut.

Pas shkarkimit të Julian Nagelsmann, "Bavarezzët" vendosen t'ia besojnë stolin Tuchelit që në të kaluarën ka drejtuar rivalin, Borussia Dormtund.
Tekniku gjerman që nënshkroi kontratë deri më 2025 ka deklaruar se mezi të punojë me skuadrën e talentuar.

"Është nder i madh që jam në gjendje të nënshkruaj me Bayern Munichun. Dua të falënderoj Oliver Kahn, Hasan Salihamidzic, Herbert Hainer dhe Uli Hoeneb për besimin e tyre. Edhe pse kam punuar pak jashtë vendit ke dijeni edhe më shumë për rëndësinë e klubit".

"ADN-ja e klubit është vetëm për të fituar, në mënyrën si dëshiron të fitosh. Skuadra është një ndër më të mirat dhe të talentuarat në Evropë dhe jam i emocionuar që do të punoj me këtë skuadër".

Në ndeshjen e parë, Tuchel do të përballet me ish skuadrën Dortmund, të cilën e vlerësoi si një sfidë tejet të rëndësishme.

"Nuk ka sfidë më të madhe se të nisi kohën time këtu në një ndeshje ndaj Dortmundit. Është ndeshja më e madhe në futbollin gjerman. Ndeshja e radhës ka edhe një element shtesë duke marrë parasysh gjendjen momentale të tabelës".

"Borussia Dortmund është në një formë fantastike, por kjo nuk do të na ndalojë që të shkojmë me entuziazëm dhe të gatshëm të garojmë".

Lajme të ngjashme