‘Truproja më e mirë në botë’ – Kros dhe Modric mesazhe emocionale për Casemiron
Mesfushorët e Real Madridit, Toni Kroos dhe Luka Modric kanë shkruar mesazhe emocionale për ish-bashkëlojtarin e tyre Casemiro, pasi ai u largua nga kryeqyteti spanjoll për t'iu bashkuar Manchester United.
Treshja fitoi së bashku katër Liga të Kampionëve, si dhe tre tituj të ligës elitare spanjolle dhe formoi një nga mesfushorët më të frikshëm dhe më të mirë njëkohësisht në futbollin modern.
Letrat e mesfushorit gjerman e atij kroat u botuan nga gazeta spanjolle Marca dhe pasqyrojnë kujtimet e tyre për Casemiro, ndërsa ai nis një sfidë të re në Premier League.
Letra e Toni Kross
"Me ty, Case i nderuar, ishte e pamundur të mos dergjesh në djersë... në çdo situatë. Sepse nuk na lije të pushonim as në banjë turke! Takimi aty ishte një mundim tjetër: i thoshe dikujt të vinte aty për të pushuar dhe ti gjithmonë i kishe gati biçikletat dhe pesha për të stërvitur edhe aty, ky është një paralajmërim për kolegët tuaj të rinj, sepse me ju edhe banja turke ishte palestër... ti i lejoni njerëzit të shtrihen vetëm kur është koha për të bërë pompa!
"Do të më mungosh. Je një profesionist shembullor. Një top lojtar. Një luftëtar që më shpëtoi disa herë. Por, mbi të gjitha, një person i mirë.
“Kemi bërë histori, dreqin! Çfarë periudhe legjendare.
“Tani rrugët tona sportive po ndahen, por miqësia jonë mbetet. Ju siguroj për këtë. Ju uroj gjithë të mirat, shihemi së shpejti.
Paç fat. Toni yt."

Letra e Luka Modric
“I dashur Case, më kujtohet ende debutimi yt me klubin tonë... Sa nervoz ishe! Të kërkova të jesh i qetë, ndërsa që tani mendoj për këtë, shiko si doli. Ishte gjithashtu sezoni im i parë dhe asnjëri prej nesh nuk mund ta dinte se çfarë na rezervonte futbolli ne.
"Ju jeni bërë një lider i vërtetë. Ju keni qenë aty gjithmonë për bashkëlojtarët tuaj dhe për madrilienët. Ne do të kujtojmë gjithmonë.
“Kemi fituar shumë bashkë, por do të mbaj me vete momentet që askush nuk i sheh. Puna e përditshme në Valdebebas dhe mbi të gjitha me shakatë, sepse keni qenë gjithmonë në humor, edhe në momente të tensionit ose kur ka pasur gabime.
“Ato të qeshurat me ty më dhanë qetësi. Ashtu si të kthehesha pas dhe të shoh ty, duke e ditur se do të ketë shumë ‘Njega-Njega’. Ti ke qenë truproja më e mirë në botë.
“Do të më mungosh, por të uroj më të mirat, këtë e meriton një profesionist dhe një person si ti.
"Faleminderit për gjithçka dhe fat të mirë, miku im!"

Casemiro në Manchester United
Pas një qëndrimi pothuajse nëntëvjeçar i erdhi fundi dhe epokës së Casemiros në Real Madrid. Dje në mbrëmje u bë zyrtare nga dy klubet se kanë arritur marrëveshje për mesfushorin brazilian, një nga më të mirë në pozitën e tij në futbollin e kësaj kohe.
We are delighted to have reached an agreement in principle for the transfer of @Casemiro 🇧🇷#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) August 19, 2022
Në tërë këto vite qëndrim, ai për mbretërit është paraqitur 336 herë në të gjitha garat, duke kontribuar me 31 gola dhe me 29 asiste.
Mbetët të shihet se kalimi i tij te djajtë e kuq, a do të rregullojë sado pak gjendjen e gjigantin anglez, pasi në sezonet e fundit po kalojnë mjaftë keq, madje në repartin e mesfushës me probleme të theksuara.