Trevor Francis: Ndërron jetë britaniku i parë që kushtoi mbi 1 milion funte
Ka ndërruar jetë, ish futbollisti Trevor Francis pas një sulmi në zemër në moshën 69-vjeçare.
Francis që mbahet mend ende nga tifozët e Nottingham Forestit për atë golin e famshëm të fitores ndaj Malmos në vitin 1979 në finalen e Kupës Evropiane.
Britaniku kishte kaluar nëntë vite te Birmingham City, pasi avancoi nga akademia e klubit e që vazhdoi me suksese të njëpasnjëshme.
Ai kishte luajtur edhe për klubet si Man City, Sampdoria, Atalanta, Rangers, Queens Park Rangers dhe Sheffield Wednesday gjatë karrierës 24-vjeçare, derisa përfaqësoi edhe kombëtaren e Anglisë mes viteve 1977 – 1986.

Pas karrierës si futbollist, Francis nisi punën e trajnerit ku drejtoi Sheffield Wedesndey ku humbi finalet e FA Cup dhe Kupës së Ligës në të njëjtin vit kundër Arsenalit.
Në një komunikatë të liruar në ITV nga familja e Francis thuhej: “Trevos Francis ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare. Ai pësoi sulm në zemër në banesën e tij në Spanjë këtë mëngjes”.
“Përpos familjes, kjo ka qenë goditje e madhe për të gjithë. Të gjithë jemi të zemëruar. Ai ishte futbollist legjendar, por gjithashtu një person jashtëzakonisht i mirë”.