Trepça fiton Kupën e Kosovës, mposht në finale Prishtinën - NACIONALE

Trepça fiton Kupën e Kosovës, mposht në finale Prishtinën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Klubi basketbollistik Trepça ka arritur ta fitojë Kupën e Kosovës duke mposhtur në finale Prishtinën me rezultat 74:66 (17:20, 24:20, 17:18, 16:8).

Derbi i dy rivalëve të vjetër ishte tejet interesant me një numër të madh tifozësh të pranishëm në Rahovec.

Prishtina e nisi më mirë çerekun e parë duke e mbyllur me tre pikë epërsi (17:20), derisa mitrovicasit u këndellen në çerekun e dytë duke arritur të jenë plus katër pikë (24:20).

Kështu, Trepça shkoi në pushimin 15-minutësh me një pikë më shumë 41:40.

Çereku i tretë padyshim ishte më i zjarrti dhe i ngushti në këtë ndeshje, me Prishtinën që e mbylli me një pikë më shumë duke bërë që rezultati të jetë i barabartë 58:58.

Mirëpo, në çerekun e fundit që njëkohësisht ishte vendimtari Trepça doli të jetë më e mirë duke e mbyllur me tetë epërsi, apo rezultati përfundimtar 74:66 dhe njëkohësisht fitoi trofeun e Kupës së Kosovës.

Vlen të ceket se për disa minuta Prishtina mbeti pa trajnerin Ahmet Kandemir, pasi këtë të fundit e lëshuan nervat duke iu vërsulur trajnerit.

Te Trepça u dallua Drilon Hajrizi me 16 pikë, ndjekur nga Brown me 14 dhe Tmusic me 13 sosh, ndërsa te Prishtina më të mirët ishin Dardan Berisha dhe Thomas me nga 16 pikë.

Për Trepçën ky është trofeu i gjashtë me Kupën e Kosovës në histori të klubit.

Lajme të ngjashme