Trajneri përjashtohet me të kuq pas ndërhyrjes së çuditshme në lojtarin kundërshtar - NACIONALE

Trajneri përjashtohet me të kuq pas ndërhyrjes së çuditshme në lojtarin kundërshtar

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Futbolli është rikthyer fuqishëm dhe me të kanë ardhur disa momente interesante.

Dy prej të cilave erdhën nga ndeshja e njejtë - Velez Sarsfield kundër Godoy Cruz në Primera Divisionin e Argjentinës.


Ndeshja pati një start të jashtëzakonshëm, derisa portieri i Velez Sarsfield, Lucas Hoyos bëri një gabim masiv për t'i dhuruar skuadrës kundërshtare një gol.

Pas një spastrimi me kokë në defanzivë gjatë një ndërprerjeje, e cila u duk se largoi tërë rrezikun nga zona, Hoyos përfundoi duke e keq menaxhuar topin.

Nga krejt kjo përfitoi Pier Barios, i cili qëlloi topin në rrjetën e hapur.

Më vonë gjatë ndeshjes, trajneri i Velez, Alexander Medina u përjashtua për një ndërhyrje të çmendur në Martias Ramriezin e Godoyt.

Derisa dy futbollistët dueluan për topin dhe Ramirez ishte gati të vraponte i liruar, Medina vendosi ta fuste këmbën në kufijtë e zonës teknike.

Veprimi ia pamundësoi lojtarit të vazhdonte tutje, duke mos i dhënë gjyqtarit Pablo Echavarria zgjedhje tjetër veç përjashtimit.

Përballja e çmendur pëfundoi 1-1, me ish-kapitenin e Atletico Madridit, Diego Godin që barazoi në minutën e 15.

Pas këtij rezultati, Velez tash ka regjistruar katër barazime rresht dhe pozicionohet në vendin e 23-të në ligë.

Ndërkohë, Godoy nuk ka regjistruar asnjë fitore në tri ndeshje të ligës, por mbetet në top katërshe aktualisht.

Atletico Tucuman kryeson pas dhjetë ndeshjeve, me dy pikë më shumë se Argentinos Juniors.

Lajme të ngjashme