Trajneri i Tottenhamit: Kane tanimë është pjesë e historisë së klubit dhe e dua të përfshirë në skuadër - NACIONALE

Trajneri i Tottenhamit: Kane tanimë është pjesë e historisë së klubit dhe e dua të përfshirë në skuadër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i ri i Tottenhamit, Ange Postecoglou, ka komentuar situatën e Harry Kane, me interesimin në rritje çdo ditë e më shumë të Bayern Munichut për të.

I sapoemëruari te Tottenhami pohoi se atij nuk i është dhënë asnjë garanci për situatën e Harry Kane që kur iu bashkua klubit, megjithëse ai do të donte të punonte përkrah kapitenit të Anglisë.

20230604 Ange Postecoglou

Duke folur me gazetarët, Postecoglou tha: "Unë nuk kam pasur asnjë garanci dhe nuk do të prisja asnjë. Harry është tashmë pjesë e historisë së këtij klubi dhe unë dua që ai të përfshihet në skuadrën time. Biseda ime me të do të jetë se si mund ta bëjmë këtë klub të suksesshëm dhe kjo është ajo që ai dëshiron gjithashtu. Unë po përpiqem të përqendrohem në gjërat që di tani dhe ajo që di tani është se Harry është pjesë e kësaj skuadre. Ai mezi pret të kthehemi në stërvitje, të rikthehemi të gjithë këtu dhe fillojmë të punojmë së bashku”.

Postecoglu ofroi gjithashtu një pasqyrë të asaj që ai planifikon t'i tregojë Kane kur të kthehet në stërvitjet para-sezonale më vonë këtë javë.

Harry Kane Bayern Munich

"Unë dyshoj se do të jetë përcaktuese në mënyrën se si njerëzit mendojnë. Unë dua t'i prezantohem Harrit, t'i jap atij vizionin tim, të kuptoj prej tij se cili është vizioni i tij dhe të përpiqem të jem i suksesshëm."

Kampionët e Bundesligës, Bayern Munich, janë të etur për të kompletuar nënshkrimin nga Tottenham Hotspur. Pasi një ofertë fillestare prej 70 milionë euro plus shtesa për nënshkrimin e Kane u refuzua nga Tottenham muajin e kaluar, gjigantët gjermanë dolën me një ofertë të rinovuar prej 82 milionë euro plus shtesa të dielën.

Lajme të ngjashme