Tottenham i ofron kontratë të re Harry Kane, por anglezi preferon largimin
Tottenham ka propozuar një ofertë të re për sulmuesin Harry Kane, që do t’ia rriste pagën në 200 mijë funte për javë.
Mirëpo, ylli anglez nuk është i përshpejtuar për ta nënshkruar dhe nuk do ta bëjë një gjë të tillë se paku jo sa të jetë i hapur afati kalimtar veror, kështu se paku raporton “The Guardian”.
Kane ka hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës dhe është duke u kërkuar nga disa gjigantë evropianë, përfshirë Bayern Munich që ofruan 70 milionë euro edicionin e kaluar.
Pavarësisht interesimit të madh, Tottenham po e refuzon shitjen e Kane. Presidenti Daniel Levy është i gatshëm të rrezikojë ta humbet lojtarin si agjent të lirë dhe jo ta shesë.
Tottenham are going to great lengths to convince Harry Kane to stay by offering the striker a huge new deal. No indications Kane is going to sign it, though. Bayern Munich still pushing to sign him this summer. Story with @DaveHytner https://t.co/GZPrw9wFlg
— Jacob Steinberg (@JacobSteinberg) July 5, 2023
Me ardhjen e trajnerit të ri Ange Postecoglu, Levy shpreson se Kane mund ta ndryshojë mendjen, gjithnjë nëse ia dalin të fitojnë trofe.
Tottenham veçse ka nisur të përmirësohet duke nënshkruar me portierin Guglielmo Vicario dhe mesfushorin James Maddison, derisa pritet ta njoftojnë edhe sulmuesin Manor Solomon.
Kane që ende s’është takuar me trajnerin e ri për të parë planet për edicionin në vijim, ka lënë të hapur çdo opsion, pra të qëndrojë, largohet ose edhe të rinovojë kontratën.
Komentet e anglezit në fundin e edicionit ishin interesante pasi pranoi se Spurs kanë humbur disa vlera që kur Mauricio Pochettino u largua.
Në anën tjetër, raportohet një marrëveshje në parim ndërmjet Bayern Munichut dhe Kane me Thomas Tuchel që ka udhëtuar për në Londër për ta bindur anglezin.