Bayern Munich bën ofertën e dytë për Harry Kane
Bayern Munich raportohet se ka dërguar edhe ofertën e dytë drejt Tottenhamit për qendërsulmuesin Harry Kane.
Gjiganti gjerman e ka bërë prioritet prurjen e anglezit në afatin kalimtar veror, por që nuk e kanë të lehtë negociatat me Spurs.
Oferta e tyre e parë në vlerë 70 milionë euro plus bonuset ishte refuzuar menjëherë nga klubi anglez, por kjo nuk e ka ndalur Bayernin që të provojë sërish.
Sipas “Sky SportDe”, Bayern Munich tani e ka rritur ofertën në 80 milionë euro plus bonuset për golashënuesin më të mirë në histori të klubit londinez.
Kane është i hapur që t’i bashkohet Bayern Munichut dhe për të fituar trofe, gjë që s’po e arrin te Tottenhami është i gatshëm edhe ta humbasë shansin për të qenë golashënuesi më i mirë në historinë e Premierligës.
Tottenham ende s’i ka kthyer përgjigje Bayernit mirëpo ekziston mundësia që edhe ta refuzojnë shkaku që thuhet se e vlerësojnë Kane mbi 100 milionë euro.
❗️Excl. News #Kane: Understand FC Bayern has submitted a second offer now! #COYS
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) July 9, 2023
➡️ New offer: €80m + add-ons!
First offer (€70m + add-ons) was rejected.
Harry Kane, he definitely wants to join FC Bayern now! 🔴@SkySportDE 🏴 pic.twitter.com/f6rUxSVgte
Kane në anën tjetër ka edhe një vit të mbetur në kontratë, derisa javë më parë refuzoi mundësinë për të rinovuar kontratën duke dashur një sfidë të re.
Interesim për qendërsulmuesin kishin shprehur edhe Real Madrid dhe Man United, por pastaj u tërhoqen nga gara shkaku i kërkesave të larta të Tottenhamit.