Trajneri i Prishtinës Egbo: Finale që duhet fituar - NACIONALE

Trajneri i Prishtinës Egbo: Finale që duhet fituar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Prishtinës Emmanuel Egbo thotë se duhet fituar me patjetër finalja ndaj Ballkanit, në mënyrë që të sigurojnë Evropën.

Mënyra e vetme që “bardhëkaltërit” të kualifikohen në garat evropiane është Kupa e Kosovës, ku përballen me kampionin FC Ballkani.

Për faqen zyrtare të Prishtinës, Egbo ka paralajmëruar se do të bëjnë çmos për ta fituar Kupën.

“Finale për të arritur objektivin që është vendosur nga të gjithë, ekipi dhe klubi. Besoj se është finale që duhet ta fitojmë, sepse Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe nuk mund të ngelë pa e ngritur një trofe në sezon”.

“Është e vetmja rrugë që Prishtina siguron Evropën dhe Prishtina e meriton të jetë në Evropë. Unë jam gjithmonë optimist në çdo betejë, në çdo luftë që futem dua të jem fitimtar. Nesër duam të shohim diçka interesante, të bëjmë mrekullinë, duke besuar në aftësitë tona dhe gjithmonë duke besuar në Hirin e Zotit”, deklaroi ai.

Përndryshe, përballja mes Prishtinës dhe Ballkanit zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Lajme të ngjashme