Trajneri i Kosovës pas fitores ndaj Austrisë: S’më pëlqeu paraqitja, por e merituam fitoren - NACIONALE

Trajneri i Kosovës pas fitores ndaj Austrisë: S’më pëlqeu paraqitja, por e merituam fitoren

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i kombëtares së Kosovës U19 Adil Maliqi është ndarë i kënaqur me pikët e fituara ndaj Austrisë, pavarësisht që s’i pëlqeu paraqitja.

Kosova U19 e nisi për mrekulli rrugëtimin për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian U19, duke mposhtur me rezultat minimal 1:0 Austrinë.

Pas ndeshjes, për faqen zyrtare të FFK-së ka folur Maliqi, i cili deklaroi se s’është i kënaqur me paraqitjen, por i lumtur që u arkëtuan pikët e plota.

Jam shumë i lumtur për fitoren unë stafi dhe të gjithë futbollistët. E kemi merituar këtë fitore sepse kemi luajtur me pasion dhe me zemër. Nuk isha shumë i kënaqur me performancën por kjo vjen si pasojë e vetëm një stërvitjeje të zhvilluar”.

Pres që kundër Spanjës performanca do të jetë shumë më e mirë se ajo ndaj Austrisë. E rëndësishme është se ne i arkëtuam tre pikë. Mendoj se e merituam fitoren pavarësisht se Austria krijoi më shumë raste se sa ne. Ne dhamë gjithçka dhe e arritëm qëllimin”, nënvizoi Maliqi.

Kosova do të përballet me Spanjën të shtunën dhe në rast të fitores, atëherë do të kishte nevojë vetëm për një barazim që të kualifikohej në Kampionatin Evropian U19.

Përndryshe, në këtë grup ndodhet edhe Sllovenia U19, që barazoi të mërkurën me Spanjën (1:1).

Lajme të ngjashme