Trajneri i Empolit: "Nedim Bajrami te Milan? E pret një ardhme më e ndritur sesa një klub si Empoli" - NACIONALE

Trajneri i Empolit: "Nedim Bajrami te Milan? E pret një ardhme më e ndritur sesa një klub si Empoli"

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Empolit, Aurelio Andreazzoli, nuk ka ngurruar ta komplimentojë as kësaj radhe talentin e spikatur të kombëtares shqiptare, Nedim Bajramin.

Nedim Bajrami u paraqit dje ndaj Milanit në humbjen që skuadra e tij e pësoi me rezultat 1 me 0 në San Siro. Edhe kësaj radhe paraqitja e tij u vlerësua në superlativ nga trajneri i tij. Trajneri i Empolit i pyetur pas përfundimit të ndeshjes, në konferencë për shtyp, nëse lojtari shqiptar është i nivelit të lartë për të luajtur në një klub si Milan, ai u shpreh: "Dëgjova më herët që Bennacer është zgjedhur lojtari më i mirë në fushë sonte. I njëjti ishte me neve deri para pak vitesh, njësoj sikurse Krunic. Nedim Bajrami është në të njëjtën rrugë. Duhet të bëjë edhe pak progres, disa hapa më shumë - por unë besoj që e ardhmja e tij është më e rëndësishme sesa një klub i nivelit të Empolit."

Kujtojmë që Nedim Bajrami luajti 71 minuta dje në fushë, deri kur u kushtëzua të largohet nga fusha e blertë me dhimbjen që ndjehu në kofshën e këmbës së djathtë. Shkalla e lëndimit ende është në proces të ekzaminimit dhe shumë shpejt do të bëhet e ditur nga klubi toskan se për çfarë lëndimi kemi të bëjmë në rastin e tij.

Lojtari shqiptar me origjinë nga Tetova gjatë këtij muaji pritet të grumbullohet edhe nga kombëtarja shqiptare, gjithmonë nëse nuk do t'i evidentohet ndonjë lëndim i rëndë në testet mjekësore të sotme, pas dhimbjes që ndjehu dje.

Kombëtarja kuq e zi miqësoren e saj e luan më 29 mars ndaj Gjeorgjisë dhe Edy Reya, për më tepër, e ka pikë referimi lojtarin e Empolit, Nedim Bajrami.

Lajme të ngjashme