Trajneri i Dritës, Vavalis: Do të jetë edhe më vështirë, Plzen mbetet favorit - NACIONALE

Trajneri i Dritës, Vavalis: Do të jetë edhe më vështirë, Plzen mbetet favorit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Dritës Akis Vavalis thotë se do ta kenë edhe më të vështirë ndeshjen kthyese ndaj Viktoria Plzen.

“Intelektualët” bën një paraqitje fenomenale në Çeki, duke arritur ta ruajnë rezultatin 0:0 dhe tani në Prishtinë do të vendoset se cila skuadër avancon tutje.

Në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme, tekniku grek ka komentuar ndeshjen e radhës duke e vlerësuar si edhe më të vështirë në krahasim me të parën.

“Nesër do të takohemi përsëri me ekipin e Viktoria Plzen, ku do të jetë një ndeshje mjaftë e vështirë. Sa i përket bindes time, do të jetë ndeshje edhe më e vështirë se që kishim në Çeki. Pas ndeshjes së parë kemi një rezultat pozitiv po kemi edhe një ndeshje, pra nuk nënkupton asgjë”.

“Kemi pasur kohë të përgatitemi mjaftë, por që dihet që kemi pasur edhe udhëtime mirëpo do të luftojmë për shanset tona”.

“Në përgjithësi jam i kënaqur me lojtarët për atë që kanë dhënë në fushë, por pres të njëjtën gjë ta bëjmë edhe nesër. Ekipi i Viktoria Plzen është favorit siç ka qenë në ndeshjen e parë, por mendoj që do të kemi përparësi të vogël shkaku i fushës vendas dhe mbështetjes që do të na japin tifozët nga minuta e parë”.

“Pavarësisht se çfarë do të ndodh, jam i kënaqur me lojtarët e mi dhe e di që pavarësisht rezultatit do të japim gjithçka në fushë për klubin dhe të gjithë tifozët”.

Ndërkohë, mesfushori Muharrem Jashari shpreson që Drita të ketë fat në ndeshjen e nesërme.

“E kemi ditur se do të jetë vështirë në Plzen dhe ashtu ndodhi por pavarësisht që kemi marrë një rezultat pozitiv, nesër e kemi edhe një ndeshje të vështirë ku shpresojmë shumë që gabimet të cilat i kemi bërë në atë ndeshje të mos i përsërisim sepse kemi punuar gjatë gjithë javës dhe kjo ndeshje besoj do të jetë me fat për ne”.

Përballja nis nesër në ora 20:00 dhe zhvillohet në “Fadil Vokrri”.

Lajme të ngjashme