Trajneri i Chelseas: Nuk na mungon Joao Felix
Trajneri Enzo Maresca ka sugjeruar se Chelseas nuk i mungon Joao Felix, pavarësisht humbjes nga Brightoni.
Portugezi kaloi te AC Milani në formë huazimi, ndërsa ka shënuar në debutim kundër Romës.
Në përballjen ndaj Brighton, Maresca e vendosi Christopher Nkunkun titullar por dështoi të regjistronte qoftë edhe një gjuajtje në portë.
“Nuk mendoj se na mungon Joao. Ai është i lumtur (te Milani) dhe ne jemi të lumtur që ai është i lumtur”.
“Dy lëndime në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror është rëndë. Nico mund të rikthehet së shpejti”.
“Ndonjëherë mendoj se duhet të luajmë pa disa lojtarë për të kuptuar rëndësinë e tyre”, deklaroi ai ndër të tjera.
Me humbjen e të dielës, Chelsea ka fituar vetëm tre në 10 ndeshjet e fundit të gjitha garat, ku mbetet një rekord i keq pasi kishin regjistruar tetë para këtij rrugëtimi.
Chelsea rikthehet në “aksion” të premten, sërish ndaj Brightonit veçse këtë herë në kuadër të Premierligës.