Trajneri i Arsenalit i shqetësuar: Duhet të reagojmë shpejt
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, shpreson se drejtuesit e klubit do të reagojnë shpejt gjatë afatit kalimtar të janarit për ta përforcuar skuadrën, në mënyrë që ajo të mundë ta vazhdojë luftën për titull.
Sulmuesi kryesori i Arsenalit, Gabriel Jesus, i cili erdhi verë nga Manchester City, do të mungojë të paktën tre muaj si pasojë e një lëndimi që e pësoi në Katar me ekipin kombëtar të Brazilit.
Arsenali, që është lider i Premierligës, e ka vetëm të riun Eddie Nketiah për ta mbushur boshllëkun e lënë nga numri 9 e skuadrës.
Klubi nga Londra veriore i ka disa ndeshje të vështira në janar, pasi do të përballet me rivalët për top katërshe, si Newcastle United, Tottenham dhe Manchester Unitedin brenda tri javësh.

“Ne e dimë sa e rëndësishme është të marrim lojtarë herët në verë dhe e njëjta vlen edhe për janar. Kjo do të ishte ideale. Por nganjëherë nuk është e mundur”, tha Arteta të hënën.
“Por, natyrisht, nëse më pyesni për mendimin tim, ne duam lojtarë sa më shpejt në mënyrë që ata të rehatohen në skuadër. Çfarë nuk duhet të bëjmë është ta marrim një lojtar që nuk është për ne.”
Ai shtoi: “Ne nuk kemi nevojë për një trup, kemi nevojë për lojtarë që na bëjnë më të mirë”.
Për Arsenalin flitet se dëshiron ta blejë anësorin e Ukrainës dhe Shakhtar Donetskut, Mudryk, i cili shihet si synimi kryesor i Artetës për sulmin.
21-vjeçari ka mahnitur për Shakhtarin në Ligën e Kampionëve këtë sezon, dhe klub e vlerëson atë rreth 100 milionë euro.
Arsenali përballet me rivalin londinez West Ham sot në mbrëmje.
Topçinjtë kanë mundësi ta rrinin në tetë pikë epërsinë ndaj kampionit Manchester City në krye të Premierligë të paktën deri më 28 dhjetor, kur skuadra e Pep Guardiolës të përballet me Leeds Unitedin.
