E konfirmon Arteta: Arsenali nuk do t'i ndryshojë planet e afatit të janarit pavarësisht lëndimit të Nelson
Arsenal nuk mendon t'i ndryshojë planet e afatit kalimtar të janarit pavarësisht lëndimit të futbollistit Reiss Nelson.
23-vjeçari pësoi një lëndim gjatë humbjes 2:0 të "Topçinjve" nga Juventus në një miqësore, derisa përgatiteshin për të vazhduar kampionatin pas Kupës së Botës.
Nelson kishte vuajtur nga një dëmtim në kofshë, por kishte arritur të rikthehej në planet e Artetas në javët para Kupës së Botës, duke përfshirë shënimin e një goli dhe asistimin në fitoren 2-1 ndaj Nottingham Forest në Premierligë.
Por, ndërsa tekniku spanjoll thotë se ai ende nuk e ka zbuluar se sa i rëndë është lëndimi i Nelson, ai thotë se nuk do ta inkurajojë Arsenalin të ndryshojë planet e tyre të transferimit me afrimin e dritares së janarit.
Arteta tha: “Ne nuk e dimë shkallën e lëndimit.
“Fakti që ai duhej të largohej menjëherë nga fusha nuk është një lajm i mirë, veçanërisht dikush si Reiss, i cili është vërtet i fuqishëm dhe i shpejtë.
“Të shohim se çfarë ndodh. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë dhe kjo nuk i ka ndryshuar planet”, deklaroi ai.
Për Arsenalin, afati kalimtar i janarit do të jetë kyç në përmbushjen e aspiratave të tyre për sezonin.
“Topçinjtë” aktualisht janë pesë pikë larg në krye të Premierligës pas një fillimi elektrik të sezonit.
Megjithatë, me mungesën e Gabriel Jesus fokusi i Arsenalit është padyshim të përforcohet në sulm, e ka pasur disa thashetheme që edhe po e konsiderojnë transferimin e Cristiano Ronaldos.
Mirëpo, ende s’ka asgjë konkrete lidhur me transferimin e portugezit, i cili është një agjent i lirë pasi Man United i ndërpreu kontratën shkaku i intervistës tronditëse që dha së fundmi.