Trajneri i Al Nassr: Cristiano? Do të dëshiroja të ma sillnin Messin fillimisht - NACIONALE

Trajneri i Al Nassr: Cristiano? Do të dëshiroja të ma sillnin Messin fillimisht

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri francez, Rudi Garcia, që është në krye të skuadrës nga Arabia Saudite nga viti 2022, bëri një shaka para transferimit të Cristiano Ronaldos në skuadrën e tij. Kur u pyet për portugezin, ai tha se do të dëshironte t’ia sillnin Lionel Messin të parin.

Ashtu edhe siç pritje, Ronaldo, pas shkëputjes së kontratës me Manchester Unitedin, u bë me skuadër të re, kështu duke kaluar tani në kontinentin aziatik për ta përmbyllur karrierën e jashtëzakonshme.

“Fillimisht, unë doja që të ma sillnin Messin nga Doha”, tha Garcia duke qeshur në konferencën për shtyp.

Në ditët e fundit pas ardhjes së Ronaldos në Al Nassr, skuadra me kapital shumë të lartë ka ambicie të sjellë edhe yje tjera në skuadër, dhe emri më i përfolur është mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Sergio Ramos dhe sulmuesi i Galatasary, Mauro Icardi.

Pas njoftimit për nënshkrimin me Cristiano Ronaldon në ditën e fundit të vitit, u mësua se klubi saudit e ka bindur portugezin me një kontratë astronomike që sipas mediave të ndryshme arrin në 200 milionë euro për dy sezone e gjysmë, deri në vitin 2025.

Por trajneri i tij është shfaqur edhe si një tifoz i pakushte i Leo Messit, para se gjithçka me 37-vjeçarin të bëhej zyrtare, duke thënë se do të kishte shkuar në Katar për të kërkuar futbollistin argjentinas.

“Unë u përpoqa ta sjell Messin direkt nga Doha”, u përgjigj ai në një konferencë për shtyp kur u mor në pyetje për mundësinë e nënshkrimit të CR7 për sauditët.

Lajme të ngjashme