“Tradhtarët” Andi Zeqiri dhe Uran Bislimi ftohen te Zvicra
Kombëtarja e Zvicrës ka ftuar dy “tradhtarët” e Kosovës Uran Bislimi dhe Andi Zeqiri.
Shkaku i lëndimeve të dy lojtarëve si Ruben Vargas dhe Noah Okafor, përzgjedhësi Murat Yakin ka vendosur t’i ftojë Zeqirin dhe Bislimin.
“Do të ketë dy ndryshime te kombëtarja meshkujve para ndeshjeve kualifikuese kundër Bjellorusisë të dielën, më 15 tetor 2023 në St.Gallen”.
“Në vend të lojtarëve të lënduar si Ruben Vargas dhe Noah Okafor, Andi Zeqiri nga klubi belg KRC Genk dhe Uran Bislimi nga FC Lugano do t’i bashkohen klubit të mërkurën. Skuadra do të ketë konsistent 23 lojtarë”, shkruhet në komunikatë.
ℹ️Ruben Vargas (Adduktorenprobleme) und Noah Okafor (leichte Kopfverletzung) fallen aus, Andi Zeqiri und Uran Bislimi rücken nach.https://t.co/8bfMfzXqmH
— 🇨🇭 Nati (@nati_sfv_asf) October 11, 2023
Të dy lojtarëve vazhdojnë të mos jenë të dashur në Kosovë, pasi siç e dinë të gjithë e përdoren imazhin e “Dardanëve” për të marrë një ftesë nga Zvicra.
Ndërkohë, Zeqiri s’ishte ftuar në ndeshjen e muajit shtator kundër Kosovës, derisa Uran Bislimi u la në stol gjatë tërë kohës.