Tottenhami eliminon Tamworth, avancon tutje
Tottenhami ka shënuar fitore në kohën shtesë për ta eliminuar Tamworth, në kuadër të 1/32 për finalen e FA Cup.
Skuadra londineze fitoi me rezultat 0:3, për t’u kualifikuar në fazën tjetër.
Edhe pse skuadër më e rrezikshme nga fillimi, Tottenham dështoi ta gjente rrugën drejtë rrjetës pas 90 minutave lojë.
Në fakt, vendasit lehtësisht mund t’i eliminon nëse Jordan Cullinane-Liburd do ta finalizonte atë rast në aksionin e fundit, por që Kinsky bëri një super pritje për t’ia mohuar golin.
Në vazhdime ishte Nathan Tshikuna që realizoi autogol në përpjekje për ta larguar topin, gjë që i dha epërsinë Tottenhamit (101’).
Vetëm gjashtë minuta më vonë, Heung-min Son e gjeti për mrekullu Dujan Kulusevskin që dyfishoi lehtësisht epërsinë (107’).
Kurse, fitoren krejt në fund e vulosi Brennan Johnson pas një topi të kthyer (118’).