Tottenhami duhet ta mbajë Conten, në mënyrë që ai ta ndreqë këtë klub - NACIONALE

Tottenhami duhet ta mbajë Conten, në mënyrë që ai ta ndreqë këtë klub

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nëse Tottenham Hotspur janë serioz që të garojnë për tituj, atëherë premtimet duhet t’i kthejnë në vepra sepse nuk po japin asgjë. Pronari, Daniel Levy, duhet t’i përgjigjet trajnerit, Antonio Conte për fyerjet e jashtëzakonshme që ai bëri pas ndeshjes ndaj Southampton duke i ofruar kontratë të re afatgjate, shkruan Mark Ogden nga ESPN.

Do të ishte një strategji e rrezikshme, e cila mund të hap dyert për shumë lojtarë në fund të sezonit. Zgjidhja që Levy ka tani është: Ose të mbështesë një grup lojtarësh që kanë dështuar nën menaxhimin e çdo trajneri, ose t’i jap Contes një leje për të shpërbërë skuadrën dhe të mbajë afër tij lojtarë me mentalitet të fituesit siç është ai.

Lojtarët e Tottenhamit që mendojnë se po vjen fundi i sezonit dhe trajneri i tyre jo i mire do të largohet, për të ardhur një i ri, do e kuptojnë që Conte është më i fortë se kurrë me ndihmën e klubit për të marrë vendime të vështira. Do të ishte një turbulencë në klub por kjo është ajo që nevojitet.

Pasi ekipi i tij lëshoi nga dora një epërsi prej 3:1 dhe barazoi në fund në stadiumin e St.Marys, ish trajneri i Chelseat dhe Interit, Conte dha një vlerësim brutal 10-minutësh për mentalitetin e lojtarëve të tij në konferencë për media. Ky vlerësim që do të prishte harmoninë në ekipin e tij dhe do të shërbejë për të rritur armiqësinë ndaj tij, për të cilin ai ishte i vetëdijshëm për guximin që po merrte.

“Ne nuk jemi një ekip. Ne jemi vetëm 11 lojtarë që hyjnë në fushë. Shoh lojtarë vetjak, lojtarë që nuk duan të japin zemrën ne lojë”

“Janë mësuar më këtë gjë këtu, duke mos luajtur për diçka të rëndësishme, ata s’duan të luajnë nën presion. Ata s’duan të luajnë nën stres. Kjo është historia e Tottenhamit. 20 vite me këtë president dhe nuk kanë fituar asgjë. Ata ndërrojnë trajnerët, shumë trajnerë, por situata nuk ndryshon, më besoni.”

Kur lojtarët filluan që të humbin besimin në metodat e Mauricio Pochettinos dhe Jose Mourinhos, Levy ka larguar trajnerët dhe prekte butonin ‘reset’ duke marrë një trajner të ri. Opsioni më i lehtë do të ishte të bënte të njëjtën gjë edhe me Conten, kontrata e të cilit përfundon këtë verë dhe të pastrojë ajrin me një trajner të ri që do të mundte të thyente fatin që po përcjell këtë klub./Nacionale

Dilema që ka përballë Levy është: të pranojë të vërtetën e shëmtuar të trajnerit, apo ta shkarkojë dhe t’i lejojë lojtarët të marrin frymë përsëri.

Megjithatë Conte nuk është aspak i pafajshëm për një sezon tjetër pa trofe për Spurs, pas dy daljeve të dëshpëruara nga FA Kupa kundër Sheffield United dhe humbjen ndaj AC Milan në Ligën e Kampionëve. Ai publikisht kritikoi lojtarët e tij dhe qasja e tij shpesh përputhet me identitetin e Tottenhamit si një klub që luan futboll emocional. Por kur ai vëzhgon dhomën e zhveshjes dhe lojtarët e tij, nuk mund të diskutohet që ai sheh një grup të madh që ka dështuar një kohë të gjatë në Tottenham për të fituar diçka të rëndësishme./Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme