Conte e godet Tottenhamin: Qe 20 vite s'fiton asgjë me pronarin e njëjtë, fajëson vetëm trajnerët
Trajneri i Tottenham Hotspur, Antonio Conte, ka shpërthyer ndaj skuadrës së tij, pasi Spurs lëshuan fitoren nga duart, ku prej rezultatit 3:1, barazuan 3:3 ndaj skuadrës së fundit në tabelë, Southampton. Italiani ishte i ashpër me lojtarët dhe kryesinë, duke thënë se qe 20 vite vetëm fajësojnë trajnerët dhe nuk fitojnë asgjë me këtë pronar.
Londinezët humbën mundësinë për t’u ngjitur në pozitën e tretë me barazimin 3:3, teksa tani rrezikon seriozisht edhe pozitën e katërt me Newcastle United që gjendet prapa tyre me dy pikë më pak, teksa ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Conte ishte shumë i ashpër në deklaratën e tij pas ndeshjes për Sky Sports, ku ndër të tjera tha: “Storja e Tottenhamit për 20 vite është e njëjtë. Me pronarin e njëjtë por asnjëherë nuk kanë fituar asgjë. Pse?”
Kontrata e Contes me Tottenhamin skadon në fund të sezonit dhe një largim duket gjithnjë e më i pashmangshëm, nëse nuk bëhet gjatë këtyre ditëve për shkak të këtyre deklaratave.

Tifozët janë zhgënjyer me skuadrën nën drejtimin e italianit, ndërsa lojtarët thuhet se janë të dëshpëruar, dhe kërkojnë që Mauricio Pochettino të kthehet në Tottenham.

Tottenham do të shkojë në pushim, pasi në plan janë ndeshjet ndërkombëtare, teksa kthehen më 3 prill për t’u përballuar me Evertonin në Goodison Park.