Toni Kroos për pensionimin: Kur pashë reagimin e fëmijëve u shkatërrova - NACIONALE

Toni Kroos për pensionimin: Kur pashë reagimin e fëmijëve u shkatërrova

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Toni Kroos ka reaguar pasi u pa i emocionuar në pensionimin e tij nga Real Madridi.

Gjermani zhvilloi paraqitjen e fundit te skuadra galaktike, duke luajtur titullar ndaj Real Betisit, ndërsa njoftoi pensionimin ditë më parë.

Në një stadium të mbushur nga tifozët, Kroos u largua nga fusha dhe dha lamtumirën në “Santiago Bernabeu”, meqenëse ishte paraqitja e tij e fundit si vendas. Megjithatë, kamerat e kapën duke qarë në dhomën e zhveshjes.

Pas ndeshjes, Kroos deklaroi se nuk mund t’i shihte fëmijët në atë mënyrë prandaj edhe u shkatërrua.

“Reagimi i fëmijëve të mi literalisht më shkatërroj. Mund të them vetëm Real Madrid”.

Kroos deri më tani ka fituar plot 22 trofe me skuadrën e Realit dhe këtë numër mund edhe ta rrit, nëse më 1 qershor e fiton Ligën e Kampionëve ndaj Borussia Dortmundit.

Pas kësaj, lojtari do të luajë me Gjermaninë në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, ku shihen si një nga favoritët për ta fituar tërë kompeticionin.

Në rast që i fiton të dyja, pra Ligën e Kampionëve dhe “Euro 2024”, Kroos padyshim do të jetë favoriti për ta fituar edhe Topin e Artë.

Lajme të ngjashme