Tite: Të jeni të sigurt – Neymar do të luajë në këtë Botëror - NACIONALE

Tite: Të jeni të sigurt – Neymar do të luajë në këtë Botëror

1 vit më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhësi i Kombëtares së Brazilit, Tite, ka qetësuar të gjithë tifozët brazilianë në raport me lëndimin që pësoi Neymar, duke i siguruar ata që ai do t’ia dalë të rikuperohet për ndeshjet në vazhdim.

U prit me mjaft kuriozitet konferenca për shtyp e përzgjedhësit Tite, për shkak të lëndimit që pësoi ylli kryesor i saj Neymar, gjatë ndeshjes që Brazili fitoi 2:0 ndaj Serbisë.

Megjithëse doli me nyjën e këmbës goxha të ënjtur, Neymar duket se do t’ia dalë që të jetë i gatshëm për ndeshjet e ardhshme që ka në kalendar “Seleçao”.

Kështu është i bindur Tite, i cili ishte fare i shkurtër dhe konciz kur u pyet në lidhje me këtë çështje nga gazetarët e pranishëm në konferencë.

“Të jeni të sigurt: Neymar do të luajë në Botëror. Duhet të jeni absolutisht të sigurt për këtë gjë. Pra. Neymar do të luajë në Botëror”, tha Tite.

Pamjet që tronditën tifozët brazilianë

Neymar u pa në lot pasi u zëvendësua në pjesën e dytë të fitores 2-0 të Brazilit në Kupën e Botës ndaj Serbisë, pas një lëndimi të pësuar në nyje të këmbës.

30-vjeçari e nisi ndeshjen në Katar nga minuta e parë, por u largua nga trajneri Tite pasi pësoi një goditje në nyjën e këmbës së tij që pas pamjeve të para duket mjaft keq.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain u largua nga fusha e lojës duke çaluar dhe më pas mbuloi fytyrën me fanellën e tij pasi zuri vendin në stolin e zëvendësuesve.

Neymar është përballur edhe më parë me lëndimin e këtij lloji, që ishte shumë më i ashpër dhe e la jashtë për shumë gjatë deri në rikuperimin e plotë.

Zëvendësimi i tij erdhi në minutën e 79-të, ku edhe pse dyshohej për një lëndim, në pamje të parë nuk dukej të ishte edhe shumë i rëndë.

Pamjet e siguruara nga "Globo Tv" tregojnë Neymarin në lot teksa po trajtohej nga stafi mjekësor në kyçin e këmbës.

Ky lëndim për tifozët e ameriko-latinëve mund të shkaktojë një kokëdhimbje, pasi shpresat për një triumf më 18 dhjetor i lidhin me paraqitjet e sulmuesit të PSG-së.

Në anën tjetër, fituesi pesë herë i Kupës së Botës e zhvilloi një paraqitje solide, duke krijuar raste të shumta, por që shënuan vetëm dy herë, me anë të sulmuesit të Tottenham Hotspur, Richarlison, goli i dytë i të cilit ishte thjesht i jashtëzakonshëm.

Lajme të ngjashme