Timo Werner thotë që Tuchel nuk e trajtoi drejtë te Chelsea - NACIONALE

Timo Werner thotë që Tuchel nuk e trajtoi drejtë te Chelsea

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Chelseas, Timo Werner thotë se trajneri Thomas Tuchel nuk e trajtoi drejtë prandaj vendosi të rikthehet te RB Leipzig.

Gjermani nënshkroi për "Blutë" në verën e vitit 2022 për 45 milionë funte, por dështoi të impresionojë në "Stamford Bridge" pastaj u rikthye te ish klubi.

Duke folur për "The Sun" para ndeshjes ndaj Manchester Cityt, Werner tha se Tuchel ishte fajtori kryesor se pse ai vendosi të largohet nga klubi londinez.

"Kisha gjashtë muaj të mirë te Chelsea, që ishte cfarë mbështetësit dhe klubit prisnit nga unë, pra të shënoj gola dhe të zhvilloja ndeshje të mira".

"Kur vjen nga suksesi që kisha në Gjermani ose me Chelsean, duke luajtur gati çdo ndeshje në sezonin e parë, ta fitoj Ligën e Kampionëve në vitin 2021, duke shënuar në gjysmëfinale ndaj Real Madridit, duke shënuar shumë gola. Pastaj kjo harrohet nga trajneri, nuk ishte drejtë".

"Për këtë arsye duhej të rikthehesha te Leipzig, që ta shijoj sërish formën e lartë. Nuk e ndjeja më, por duhet të jetë i suksesshëm".

"Në fund trajneri i pëlqen disa lojtarë më shumë se tjerët, është komplet normale dhe duhet ta pranosh. Trajneri që më solli mua Lampard, u shkarkua pas disa muajve që nuk është mirë për një lojtar që iu bashkua pasi foli me trajnerin".

Werner ishte shumë pranë kalimit te Liverpooli, por Lampard arriti ta bindë në çastet e fundit që t'i bashkohet "Bluve".

Lajme të ngjashme