Tifozët ultras të Interit i dalin në mbështetje Acerbit pas akuzave ndaj tij për racizëm - NACIONALE

Tifozët ultras të Interit i dalin në mbështetje Acerbit pas akuzave ndaj tij për racizëm

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tifozët ultras të Interit e kanë mbrojtur publikisht yllin e skuadrës, Francesco Acerbi, në mes të një situate jo të lehtë për të, pasi mbrojtësi italian po akuzohet se ofendoi në baza racore futbollistin e Napolit, Juan Jesus.

Qendërmbrojtësi 36-vjeçar italian është në qendër të një skandali në Serie A pasi dyshohet se e quajti Juan Jesus një 'n****r' në fazat e mbylljes së ndeshjes së Serie A me zikaltrit më 17 mars. Një hetim është hapur nga FIGC dhe Acerbi tani është në rrezik real për t'u dënuar me 10 ndeshje.

Acerbi u tërhoq nga skuadra e Italisë si pasojë e incidentit dhe të dy lojtarët do të intervistohen nga Prokuroria e FIGC në ditët në vijim. Veterani i Interit ka vazhduar të protestojë për pafajësinë e tij dhe Juan Jesus ka qenë i vendosur në pozicionin e tij.

TMW nënvizon sesi ultrasit e Interit lëshuan një deklaratë në mbrojtje të Acerbit, duke dyshuar në pretendimet se ai ishte racist ndaj Juan Jesus. Tifozët nga Curva Nord sqaruan se gjërat do të ishin ndryshe nëse do të dilnin prova përfundimtare.

“Curva Nord janë në krah të Francesco Acerbi. Prej ditësh, historia e fyerjes së supozuar racore nga një prej lojtarëve tanë ndaj Juan Jesus ka qenë në qendër të vëmendjes në gazetat, TV-të dhe çdo media sociale. Ne nuk e dimë se çfarë i thanë njëri-tjetrit në fushë, por duke e njohur Francescon, ne dyshojmë se ato fjalë i kanë dalë nga goja. Një njeri që luftoi dhe mundi kancerin, një njeri me pak fjalë dhe që është treguar gjithmonë një profesionist serioz. Natyrisht, nëse fyerjet racore do të konfirmoheshin, ne do të distancoheshim nga e gjithë kjo, por pa prova konkrete ne mbetemi në anën e Francescos tonë”.

Lajme të ngjashme