Tifozët kinezë të nervozuar që Messi luajti në Japoni, por jo edhe në Hong Kong - NACIONALE

Tifozët kinezë të nervozuar që Messi luajti në Japoni, por jo edhe në Hong Kong

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli argjentinas, Lionel Messi, luajti në një miqësore të Inter Miamit në Japoni, pak ditë pasi mungoi në ndeshjen në Hong Kong, duke lënë tifozët kinezë të 'vlonin' nga nervoza dhe duke ndezur teori konspirative se pse ai nuk luajti në Kinë.

Media shtetërore Global Times akuzoi futbollistin dhe klubin e tij Inter Miami për "motive politike" me qëllimin për të "turpëruar" Hong Kongun.

Messi qëndroi në pankinë gjatë gjithë ndeshjes të së dielës në rajonin special administrativ kinez, duke përmendur lëndimin si arsyetim.

Messi No-Show, Beckham Booed as Inter Miami's Hong Kong Match Ends in Disaster – The Hollywood Reporter

Ndeshja e së mërkurës në Tokio bëri që disa tifozë të pyesin nëse ai ishte vërtetë i lënduar.

Rreth 38,000 tifozë në stadiumin e Hong Kongut brohoritën dhe kërkuan rimbursim kur bashkëpronari i Inter Miami, David Beckham iu drejtua turmës në fund të ndeshjes të së dielës. Ata kishin paguar deri në 494 dhe 624 dollarë për të parë yllin 36-vjeçar argjentinas duke luajtur.

Vetëm vitin e kaluar, Messi u mirëprit në Pekin kur luajti për vendin e tij në një miqësore kundër Australisë. Rreth 68,000 fansa paguan deri në 680 dollarë për mundësinë për ta parë atë në veprim. Ai është gjithashtu një fytyrë e markave të mëdha kineze si Huawei, Chery, Tencent, Mengniu, Chishui River Wine dhe J&T Express.

Kevin Yeung, sekretari i Hong Kongut për kulturën, sportin dhe turizmin, tha se zyrtarëve të qeverisë u ishte thënë vazhdimisht se Messi do të luante. Por me 10 minuta të mbetura nga ndeshja, ata u informuan se një dëmtim në bark do ta pengonte të luante.

“Menjëherë u kërkuam atyre që të eksplorojnë mjete të tjera, si p.sh. Messi të dalë në fushë për të bashkëvepruar me tifozët e tij dhe të marrë trofeun”, tha Yeung.

"Fatkeqësisht, siç e shihni të gjithë, kjo nuk funksionoi", shtoi ai tutje.

Shefi ekzekutiv i territorit, John Lee tha se ishte jashtëzakonisht i zhgënjyer nga mungesa e Messit dhe kërkoi një shpjegim nga organizatorët e ndeshjes.

Zyrtarë të tjerë si ligjvënësi i Hong Kongut, Regina Ip, reaguan gjithashtu me tërbim, duke pretenduar se "njerëzit e Hong Kongut e urrejnë Messin, Inter Miamin për "përbuzjen e qëllimshme dhe të llogaritur".

"Messi nuk duhet lejuar kurrë të kthehet në Hong Kong. Gënjeshtrat dhe hipokrizia e tij janë të neveritshme," shtoi ajo.

Lionel Messi doli në fushë për një miqësore kundër Vissel Kobe të Japonisë, duke zemëruar tifozët kinezë.

Organizatori i ndeshjes Tatler Asia tha në një deklaratë se Messi ishte kontraktuar për të luajtur, përveç nëse lëndohej. Ai shtoi se po tërhiqte aplikimin e tij për një grant qeveritar prej 16 milion dollarë HK. Ndeshja ishte caktuar si një ngjarje e madhe sportive, e cila u mundësoi organizatorëve të aksesonin fondet e qeverisë.

Në të njëjtën ditë me miqësoren me Japoninë, Messi tha se i erdhi keq që nuk mund të luante në Hong Kong për shkak të një dëmtimi të "ënjtur dhe të dhimbshëm" në ijë. “Shpresoj që një ditë do të kemi mundësinë të kthehemi dhe të japim më të mirën tonë për fansat dhe miqtë tanë në Hong Kong”, tha ai në një konferencë për shtyp në televizion.

Postimi i tij në rrjetin kinez të rrjeteve sociale Weibo duke shpjeguar pse ai nuk kishte mundur të luante në Hong Kong deri më tani ka tërhequr rreth 142,000 komente. Ndërsa disa ishin mbështetës, shumë reaguan me zemërim, me disa që e quajtën argjentinasin "mashtrues" dhe "plehër". Të tjerë e akuzuan argjentinasin se donte vetëm të fitonte para nga tifozët kinezë, ndërkohë që u përkul japonezëve.

"Nuk ka nevojë të kërkosh falje, thjesht mos eja përsëri në Kinë. Vetëm sepse luan mirë futboll nuk do të thotë që je një person i mirë," tha një komentues.

Lajme të ngjashme